MENU
klinika

Maria Sharapova

“Gënjeshtra më e madhe që shkruan për mua”

03.10.2018 - 11:49

Ish-numri 1 në botë në tenisin e femrave, bukuroshja ruse Maria Sharapova, ka reguar për dicka që është shkruar për të, duke e quajtur absurditetin më të madh që kishte lexuar ndonjëherë. Sharapova ka patur lidhje të ndryshme gjatë karrierës së saj si teniste, si yllin e NBA-së, Sascha Vujacic, tenistin bullgar Grigor Dimitrov apo biznemesin miliarder Alexander Gilkes.

Por pavarësisht këtyre lidhjeve, për tenisten ruse përparësi ka patur sporti dhe nuk ka menduar ende seriozisht për faktin që të ndërtojë një familje. Madje Sharapova ka deklaruar se thashethemi më i madh me të cilin është përballur ndonjëherë në karrierën e saj është se ajo ka mbetur shtatzënë.

Kur kam lexuar se jam shtatzënë, kam qeshur me të madhe. Mendoj se mbetet lajmi më i gënjeshtërt që kanë shkruar për mua. Nuk e kam pritur kurrë që absurditeti të shkonte deri këtu”, – tha Sharapova.

sharapova maria us open

Unë kam shumë fansa, disa prej tyre edhe e kanë bërë tatuazh fytyrën apo emrin tim, ndaj i quaj pak të ‘çmendur’ për këtë veprim. Por nuk do t’i zhgënjeja apo gënjeja kurrë për të vërtetat e mia, i kam respektuar gjithnjë”, – tha më tej tenistja ruse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë si “pantera e zezë”

Një vit pa luajtur, por më e paguara në botë