MENU
klinika

Kongresi i 8-të Ndërkombëtar i Dialekteve

Gjirokastër/ Nis Kongresi Ndërkombëtar i Gjuhës Greke

07.10.2018 - 18:33

Gjirokastra është përzgjedhur si stacioni kryesor për zhvillimin e Kongresit të 8-të Ndërkombëtar të Dialekteve të gjuhës moderne Greke dhe teorive linguistike.

Gjuhëtarë të ftuar nga vende të ndryshme të botës do të referojnë tema që prekin aspekte thellësisht shkencore të zhvillimit të dialekteve të greqishtes brenda dhe jashtë Greqisë si dhe ndikimin e gjuhëve të tjera që i kanë dhënë ngjyrime lokale dialekteve.

Prof. Dr. Andrey Sobolev linguist nga Akademia Ruse e Shkencave, studiues i greqishtes dhe shqipes thotë se Shqipëria është një shembull harmonisë së natyrshme të gjuhëve dhe etnive, ku mund të studiohet me lehtësi zhvillimi i dialekteve.

Maxim Kisilier drejtor i Institutit Helenik të Shën Petërburgut, një prej studiuesve gjuhësorë më të rëndësishëm në botë sa i përket gjuhëve klasike thotë se orgabizime të tilla u japin shkencëtarëve hapësira të reja studimi.

Gjuhëtarët do të sjellin në kongres gjetje që do të na orientojnë për tema të tilla si ndryshimet që pësojnë kohët e foljeve në territore të ndryshme, idiomat apo ruajtjen e dialekteve të hershme në zona të tilla si ajo e Dropullit në Shqipëri”, thotë Kisilier.

Panajot Barka, Kreu i Departamentit të Gjuhës Greke në Gjirokastër e vlerësoi Kongresin një ngjarje të rëndësishme për Universitetin që do tw sjellë gjetje me vlerë sa i përket teorive gjuhësore në të gjithë Ballkanin.

Përgjatë 3 ditëve të Kongresit, që përkon edhe me 25 vjetorin e krijimit të Departamentit të Gjuhës Greke pritet të referojnë mbi 30 profesorë të njohur linguistë, ndërsa gjetjet do të bëhen pjesë e botimeve shkencore që do të pasojnë kongresin.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë