MENU
klinika

Sfidat e sektorit në Tetor

Gjirokastër/ Nuk njeh fund sezoni turistik

01.10.2018 - 10:36

Gjirokastra vazhdon të jetë pjesë e guidave turistike edhe pse data shënon 1 tetor, e për shumë qytete, sezoni turistik është zyrtarisht i mbyllur.

Grupi më i fundit i turistëve ka mbërritur sot në sheshin “Çerciz Topulli” dhe i përbëhej nga rreth 40 persona që të gjithë nga Polonia, shtet që pas Italisë për këtë vit ka regjistruar një numër të lartë vizitorësh.

Gjirokaster konica.al
Gjirokaster konica.al

“Është hera e dytë që unë vizitoj Gjirokastrën.

Para dy vitesh pranë zones muzeale po kryheshin punime dhe sot shoh që ato kanë përfunduar dhe pamja që të ofrohet është e jashtëzakonshme thotë një prej vizitorëve.

Herën e kaluar kam qenë me një grup miqsh, ndërsa sot jam rikthyer këtu me bashkëshorten e cila vjen për herë të parë në Shqipëri dhe kemi planifikuar që pas Gjirokastrës të vizitojmë edhe Qytetin Antik të Butrintit në Sarandë.

Këtu kemi planifikuar të qëndrojme tre ditë”

Gjirokaster konica.al
Gjirokaster konica.al

Në fakt akomodimi dhe qëndrimi i turisëve në Gjirokastër, tashmë është sfida me të cilën përballen sektorët dhe operatorët e kësaj fushe në qytetin e gurtë.

Pavarësisht se shifrat flasin për një sezon tejet të mbarë, me gati 110 mijë turistë që prej muajit Janar, sërish qëndrimi i turistëve në Gjirokastër flet për akomodimin shumë here më të vogël me statistikat e vizitueshmërisë.

Gjirokaster konica.al
Gjirokaster konica.al

Zyra e Trashëgimisë dhe Turizmit pranë Bashkisë së qytetit në bashkëpunim edhe me Agjensinë e Kulturës kanë mundësuar për këtë vit një sërë risish në këtë drejtim duke krijuar mundësi që turistët të kenë cfarë shohin apo argëtohen.

Duke nisur nga vizitat pranë muzeve të shumta, e deri tek guidat turistike aventuriere, ndërsa aktivitet kulturore organizuar në zemër të zones muzeale kanë qënë në një numër të lartë si asnjë vit më pare.

Promovimi i vlerave të Gjirokastrës edhe nga mediat e huaja duket se kanë dhënë ndikimin e vet duke bërë që qyteti muze të arrijë të shënojë rekord sa i përket numrit të turistëve ndër vite.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë