MENU
klinika

Federico Rampini

Globalizimi sipas Zhyl Vernit

31.10.2018 - 19:27

Libri i ri i Federico Rampinit është një udhëtim i përmbledhur në njëmbëdhjetë faza të historisë. Gjithçka për të zbuluar paralelizmat midis të djeshmes dhe të sotmes.

Një udhëtim në të shkuarën për t’u përballur më mirë me të ardhmen. Një histori e ndarë në njëmbëdhjetë etapa, ngjarjet e mëdha konsiderohen si piketa në histori, për të rinovuar temat e bashkëkohësisë me krizat e mëdha, por edhe zbulimet më të bujshme që na kanë sjellë deri këtu ku jemi.

Ky është rrugëtimi ambicioz përshkruar në librin e ri të shkrimtarit Federico Rampini: “Kur fillon historia jonë”, i cili sapo është hedhur në qarkullim. Korrespondenti i New York për La Repubblica, pasi përshkoi më shumë se gjysmën e botës, duke rrëfyer “Lindja e Largët”, dhe, në të vërtetë, Perëndimi i Largët, autor i librave të tillë, si: “Perandoria e Kindisë dhe Ekonomia e ngadaltë”, por njëherazi edhe autor spektaklesh, si: “Gjithka ju nevojitet është dashuria”(All you need is love) (ku ekonomia shpjegohet me Beatles), Dëshpërimi i Trumpit (Trump Blues), i cili pasi u njoh me gjeografinë rrëfen botën e sotme përmes historisë së kufijve të saj në esenë “Linjat e kuqe”, ku Rampini përpiqet të na shpërfaqë botën në të cilën jetojmë nëpërmjet një linje akoma edhe më befasuese: historia e madhe. “U praktikova të kuptoja ngjashmëritë midis Facebook dhe Trump: asgjë nuk është krejtësisht e re në botën ku po jetojmë”, – thotë ai.

Për shembull, për këtë arsye ekzaminon ndikimin e shoqërisë sonë të shfrenuar, duke analizuar se si shpikja e shtypit të Gutenberg-ut përshpjetoi sintezën dhe përhapjen e mendimit.

Ose prek një çështje komplekse si globalizimi, duke filluar me eksplorimet e madhe detare, që pikësëpari vuri në qarkullim njerëzit, ushqimin, idetë, duke iu referuar fillimisht hapjes së Kanalit të Suezit në vitin 1869 – që frymëzoi “Rreth botës në 80 ditë” nga Zhyl Verni – shfaqjen e globalizmit si ideologji: “Historia shpesh manipulohet për qëllime ideologjike: përpiqem të gërmoj, duke shmangur sipërfaqësitë.

Por përse nacionalizmat që dënojmë sot në Perëndim, në të kaluarën respektoheshin dhe legjitimoheshin në të gjitha vendet në zhvillim?”.

Kështu që, në këtë pikë, krahason figura të tilla si predikuesi Girolamo Savonarola në Firencen e Rilindjes me shfaqjen e liderëve të sotëm populistë në Evropë dhe në botë. “Në shkollë, – shpjegon ai, – historia po mësohet gjithnjë e më pak, diçka e tillë po ndodh në të gjithë Perëndimin, madje Amerika është edhe më keq se Italia.

Mirëpo, të shpërfillësh rrënjët, paraardhësit, pararendësit, na bën të pafuqishëm dhe të çarmatosur përballë kthesave të papritura të kohës sonë”.

Çdo udhëtim, një përvojë personale: kështu Rampini, i cili para se të ankorohej tek New York, ka punuar si korrespondent nga Parisi, Brukseli, San Francisko dhe Pekini, fillon me “Lufta e Opiumit” në vitin 1840, si pikënisje e shpagimit të Kinës që njeh kaq mirë.

“Nuk shkruaj libra shkollorë, ky libër nuk e merr spunton në tryezë, – shprehet ai. – Çdo kredhje në të kaluarën lind nga kurioziteti i ndonjë udhëtimi timit. Filloj gjithmonë nga një histori e nxehtë, vende, ngjarje dhe njerëz, me të cilët kam pasur kontakte të drejtpërdrejta”. Libri, sigurisht, është vetëm pjesa e parë e një udhëtimi që “tashmë është shndërruar në traditë”. Ai shton gjithashtu se:

“Po, madje “Kur fillon historia jonë” do të vihet në skenën teatrale. Sapo kam filluar të shkruaj skenarin”.

Kur fillon, ashtu si historia jonë, edhe Rampini nuk ndalet më.

(Anna LOMBARDI-repubblica.it)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB