MENU
klinika

Julian Baggini

“Historia e Filozofisë Botërore” – si bota mendon

06.10.2018 - 14:25

Grekët e lashtë shpesh pyesnin veten nëse jo-grekët mund të bënin filozofi. Disa mendonin se filozofia kishte origjinën e saj nga dijetarët e Egjiptit dhe Mesopotamisë. Disa thoshin se filozofia vinte nga Skithët (nomadë iranianë) dhe nga çifutët. Të tjerë thoshin jo: sidoqofshin meritat intelektuale të popujve në mbarë botën kundrejt zhvillimit të filozofisë, filozofia është një praktikë e veçantë greke. A është filozofia një fenomen ekskluzivisht perëndimor? Apo thjesht popujt perëndimor ua mohojnë qasjet filozofike lindjes në kohën e neo-kolonializmit? Apo imperializmi është ngritur në perëndim me një thelb dhe mendim jo-perëndimor? Pyetjet janë të vështira dhe përgjigjet nuk mund të jepen kurrsesi të drejtpërdrejta.

“A global History of Philosophy” (Historia e filozofisë botërore) shkruar nga Julian Baggini, është një libër që të mban lidhur, historia e mendimit njerëzor dhe urbanizimit të mëvonshëm. “Historia”, në fakt është një term i gabuar: nuk është një libër që ekspozon në mënyrë kronologjike traditat e ndryshme intelektuale. Pika e fortë në librin e Bagginit nuk qëndron te tregimi i historisë, por në një aftësi largmapamëse të shterimit të argumenteve deri në thelb dhe për të lejuar që pikëpamje të ndryshme nga të gjitha kulturat e rruzullit të bëhen pjesë e një dialogu gjithpërfshirës.

Sipas tij, njerëzit kudo ballafaqohen me të njëjtat dilema morale, të cilat bazohen kryesisht në gjetjen e balancës në kontradita thelbësore për vazhdimësinë e njeriut: autonomia individuale kundrejt të mirës kolektive; nevoja sociale për rojtarë të paanshëm të së vërtetës kundrejt ndërgjegjësimit nga përvojat individuale ; respektimi i rregullave kundrejt fleksibilitetit të mirëkuptimit; dhe kështu me radhë. Dallimet mes njerëzve nuk qëndrojnë në problemet me të cilat ballafaqohen, por në mënyrën se si ata vendosin të zgjidhin këto probleme duke qëndruar mes ekstremeve filozifike si më lart. Baggini bën analogji mes filozofisë në kultura të ndryshme dhe një studioje muzikore: “Duke lëvizur lart ose poshtë, kontrollet e mikserit në muzikë, volumi do të rritet ose ulet”. Dhe kulturat njerëzore funksionojnë pak a shumë njëlloj: disa duan volum më të lartë, disa të tjerë më të ulët.

Koncepti i tij i filozofisë nuk është një leksion sipërfaqësor akademik. Ne veprojmë si filozofë sa herë që marrim një vendim bazuar në moralin që besojmë. Filozofitë akademike janë dukuritë të cilat ndikojnë shoqëritë ose si shoqëria ndikon në ngritjen e kulturës së përgjithshme. Për shembull, tradita filozofike më me ndikim e ngjizur në SHBA, është ajo e shekullit të 20-të: pragmatizmi i Richard Rorty. Ai thotë se e vërteta për një komunitet është ajo e vërtetë që shërben më së miri në të mirë atij komuniteti. Baggini e lidh këtë me “psikologjinë amerikane”, një “pragmatizëm popullor” që “nuk është i shqetësuar për hendekun intelektual, por fokusohet vetëm në zgjidhjet e problemit pa respektuar kufij”. Çdo kulturë ka filozofinë e saj karakteristike për marrjen e vendimeve. Filozofitë janë të ngulitura në mendjet e popujve, formimin e tyre, në mënyrën se si kanë strukturuar shoqëritë e tyre dhe përvojat nëpër të cilat kanë kaluar, sepse nuk ka filozofi që të mos jetë ngritur në rrethana të caktuara.

Libri në tërësi paraqet një lutje të fshehtë për dialog, kompromis dhe përulësi. Kohë pas kohe, Baggini na nxit të ndjekim shtegun mes mes ekstremeve filozofike, një parim që ai e sheh si qendrën e filozofisë së Aristotelit dhe Konfucit. Ndonjëherë këto ndasi filozofike kthehen gjithashtu në kufij ndarës gjeografikë: “duhet të përpiqemi të zbusim ekseset e perëndimit” dhe “të bëjmë lindorët më të vetdijshëm se vlerë nuk ka vetëm koncepti racional i vetdijes, por dhe i shoqërisë në tërësi” Baggani bën thirrje për një gjykim me horizont më të gjerë për zgjedhjet morale që bëjmë, duke ngritur pyetjen: “A ka mënyrë tjetër?” Mund të jetë shumë e thjeshtë, që në bazë të disa rrethanave të zgjedhim lirinë personale në vend të detyrimin ndaj shoqërisë, ndërkohë që mund të ketë zgjidhje të tjera të cilat nuk janë marrë në konsideratë.

Filozofia globale mbetet një paradoks, dhe Baggini e di këtë fakt: “Për të përkufizuar filozofinë vetëm nën këndvështrimin e filozofisë perëndimore do të thotë të jesh i ngushtë … Megjithatë, mund të jetë gjithashtu e vështirë të kapërcejmë paragjykimet tona se çfarë duhet të jetë filozofia për grupimin ku bëjmë pjesë.” . Baggani thotë se popujt e pashkolluar nuk është se s’kanë filozofi në vetvete, por e kanë më abstrakte pasi e kanë të vështirë t’i japin formë filozofive të tyre. Ai tërhiqet së tepërmi nga krahasimet midis filozofive klasike, traditave të lashta letrare të Kinës, Indisë dhe Greqisë dhe pasardhësve të tyre modernë. Është e vështirë për të shoshitur pyetjen se cila kulturë është më filozofike se tjetra.

Asnjë filozofi, argumenton ai në fund të librit të tij, nuk mund t’i shpëtojë veçorive të vendit të vet; madje edhe filozofia globale duhet të vijë nga diku. Pyetja nuk është nga ku jeni, por ku po shkon. Në epokën tonë, vetëdija, të qenit i ndershëm me veten, duhet të shkojmë natyrshëm drejt pikës fundore të Bagginit i cili thotë se nuk duhet të rreshtim së dëgjuari dhe mësuari, të mos mbytemi në miopi duke vlerësuar vetëm karakteristikat e një kulture, por të zhytemi në dialog dhe të pasurojmë botëkuptimin filzofik të kulturave të botës ku jetojmë.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB