MENU
klinika

Marrëveshja e Ohrit

‘Kërkesa e opozitës shqiptare është shumë ambicioze’

30.10.2018 - 12:25

Pas deklarimit të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, se Marrëveshja e Ohrit do të bëhet pjesë e Preambulës së Kushtetutës si pjesë e dokumenteve konstituive të shtetit, të martën me qëndrim të kundërt doli kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai tha se kjo çështje është mbyllur në vitin 2001.

Kryeministri Zaev shprehi qëndrim negativ për kërkesat e opozitës shqiptare për amendamentet kushtetuese që i propozojnë, duke theksuar se në Maqedoni nuk ka nevojë të hapet kutia e pandorës.

Zaev shtoi se nuk pret bllokim të proceseve në Kuvend, posaçërisht nga VMRO-DPMNE. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’

Ndryshimet në Kuvendin e Maqedonisë

Shqiptarët kanë kushte për ndryshimet kushtetuese