MENU
klinika

UFC

Khabib i përgjigjet me provokim McGregor

24.10.2018 - 16:24

Ditën e djeshme irlandezi Conor McGregor foli për herë parë pas humbjes së dy javëve më parë me Khabib Nurmagomedov në Las Vegas, kur rusi triumfoi në raundin e katërt në UFC-229 me “submission”.

Irlandezi shkruante në Instagramin e tij se “pranoj humbjen”, duke thënë se rivali rus e meritonte atë, por si luftëtar që është, kërkonte revansh, atëherë kur UFC do të vendsote.

Me njëherë ka ardhur përgjigja e rusit, teksa kampioni i pamposhtur rus Khabib Nurmagomedov ka thënë vetëm 3 fjalë: “Është thjesht biznes”. Por këto fjalë janë ironike.

Kjo fjali mësohet se Conor McGregor ia tha në kafaz Khabib në momentin që po ndesheshin, para se dueli të përfundonte. Ndërkohë po flitet për një duel mes Khabib dhe Mayweather.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nurmagomedov fal irlandezin

Babai i Khabib fton McGregor në Dagestan