MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova nuk duhet të jetë fushëbetejë për pushtet

11.10.2018 - 22:48

Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një takim me përfaqësuesve të partive opozitare, Partia Socialdemokrate dhe Alternativa, duke shhtuar se Kosova nuk duhet të jetë fushëbetejë për pushtet. Veseli po ashtu u bëri thirrje partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të jenë pjesë e një rezolute të përbashkët.

Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili kryeson Komisionin e Çështjeve Kushtetuese, ka planifikuar vazhdimin e seancës së sotme të vazhdojnë të premten debatin mbi ndryshimet kushtetuese. Ndërsa, ditë më parë, kryeministri Zoran Zaev, shpjegoi propozimin për ndryshime kushtetuese para deputetëve dhe u kërkoi që të gjithë të votonin në favor të ndryshimeve.

Serbi

Pas deklaratës së anëtarit kroat të Presidencës në Bosnje e Hercegovinë, Zhelko Komshiç, se Kosova për të është shtet i pavarur, ka reaguar ashpër ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç. Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë se deklaratat e tilla prishin raportet e mira ndër fqinjësore si dhe nxisin reaksione reciproke.

Maqedonia

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, të enjten në shënimin e festës së 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Antifashtiste në Kumanovë, tha se festat nuk duhet të jenë numra, por ato duhet të përkujtojnë për sakrificën dhe përgjegjësinë. Ai tha se duhet të vazhdohet me realizimin e qëllimit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkim Evropian.

Kosovë

Gjatë të enjtes në Prishtinë janë ofruar kontrolle falas për qytetarët, me rastin e shënimit të 11 Tetorit – Ditës Botërore të Mbipeshës. Nën organizimin e Human Care dhe FES, janë shpërndarë broshura informuese për të promovuar zgjidhje praktike kundër mbipeshës. /Konica.al/