MENU
klinika

Kufijtë

Thaçi dhe Vuçiç takohen në 11 nëntor në Paris

25.10.2018 - 08:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe ai i Serbisë Aleksandër Vucic pritet që të takohen në datë 11 nëntor në Paris. Dy presidentët pritet që të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe idetë e reja për rishikimin e kufijve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Thaçi
Thaçi

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.