MENU
klinika

‘’At Sergei’’

Leon Tolstoi vjen në Teatrin ‘’Kujtim Spahivogli’’

24.10.2018 - 12:08

Në datat 25-26-27-28 tetor jepet premierë dramë ‘‘AT SERGI’’, vepër nga Leon Tolstoi në ora 19:00 salla Moliere e Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.


Kjo vepër flet për përplasjen e zhgënjime në aspektin ideologjik të shekullit të XIX.

L. N. Tolstoi i përket plejadës së gjigantëve të letërsisë ruse të shekullit XIX. Njihet si eseist, novelist, dramaturg, por njëherazi edhe filozof, ushqeu frymën revolucionare të besimtarëve. Disa nga veprat me famë botërore janë: “Lufta dhe Paqja”, “Ana Karenina”, novela “Vdekja e Ivan Iliçit”, “Atë Sergi” etj.

Për Tolstoin ndjenja humane është hyjnore, pra morali i tij themelohet mbi këtë ndjenjë. Arti është mjet komunikimi midis ndjenjave, si dhe bashkimi midis njerëzve. Novela “Atë Sergi” prezanton më së miri stilin dhe zhdërvjelltësinë e autorit.

Në Petërburg, në vitet 1840, ndodhi një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Komandanti i regjimentit të kavalerisë së perdandorit, princi i hijshëm të cilin e priste një e ardhme e shkëlqyer pranë Madhërisë së Tij, një muaj para ditës së dasmës me një vajzë të bukur nga derë fisnike, jep dorëheqjen, ndahet nga e fejuara, i dhuron pronën e vet të motrës dhe mbyllet në manastir për t’u bërë murg.

Askush nuk i njihte shkaqet që e shtynë të merrte këtë vendim kaq drastik…

Për këtë premierë, e përshtat për skenë: Shpëtim Selmani Producente: Kozeta Kurti Regjisor: Fatos Berisha Interpretojne: Igli Zarka Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitraku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi, Arta Lahu, Instrumentist: Denis Hima.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB