MENU
klinika

"Metrofest 2"

“Makaronat e Shejtanit” në Metropol

05.10.2018 - 12:13

Teatri Metropol nën moton “Drama shqipe si laborator njohjeje dhe kërkimi” e mbi të gjitha një mënyrë për të na bashkuar të gjithëve, do të zhvillojë Festivalin “Metrofest 2”.

“Metrofest 2” nisi rrugëtimin artistik në datë 3 tetor me shfaqjen “Kryet e Hudhrës” të vënë në skenë nga regjisorja Sonila Kapidani.
Mbremjen e djeshme me fillim nga ora 19:00, “Metrofest” ka vijuar me shfaqjen “Makaronat e Shejtanit” të shkruar nga Lazër Lumezi dhe regji të Rexhina Mollaymeri. Në skenën e Teatrit “Metropol” u ngjitën aktorët: Margent Caushi, Erion Hodo, Aleksandër Mitrollari, Xhuliano Brisku, Artan Skënderasi.

Vepra “Makaronat e shejtanit” bart në vetvete tematika thelbësore aktuale. Njeriu i ditëve të sotme nuk ka uri për ushqim, por pangopshmëri për para.Drejtuar nga materializmi, nuk kuptojmë dot më se kush do të jetë fituesi i kësaj lufte të vazhdueshme, mes asaj çfarë mendojmë ne që e bën jetën tonë më të bukur dhe asaj çfarë realisht i jep kuptimin e duhur jetës sonë. Klasat shoqërore, diferencimi sipas pasurisë, ose pozitës të individit, janë gjithashtu pjesë e pandashme e veprës! Fatkeqësisht është duke humbur “Të ndjerit”, një karakteristikë thelbësore e jona.

Shfaqja e radhës në Metrofest do të jetë “Rrajët lëvizin” e shkruar nga shkrimtari I madh Ernest Koliqi dhe të sjellë në skenë nën regjinë e Rozi Kostanit.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB