MENU
klinika

Detajet

Masakra në Mat, sot masa e sigurisë për autorin

15.10.2018 - 10:02

51-vjeçari Kujtim Koxha, i cili vrau 3 punonjës të bashkisë dhe plagosi një tjetër do të dalë sot para gjykatës së Matit, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.

Masa është caktuar të jepet në orën 10:00, ndërkohë që gjykata ruhet nga forca policie.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë që i mori jetën 3 personave dhe një tjetër u plagos ndodhi pasditen e 11 tetorit në fshatin Shëlli të Matit. Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku punonjësit e Bashkisë po kryenin punime. Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital. Ndërkohë i plagosur mbeti kolegu i tyre, Astrit Hani, i cili mori dy plumba në kofshë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Koxha, ish-kryeplak i këtij fshati, njihej si person problematik në zonën e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha nuk shfaqi pendesë për krimin e 3-fishtë, ndërsa ka refuzuar të mbrohet me një avokat të caktuar nga shteti. Koxha mësohet të jetë shprehur se avokatin për në seancë gjyqësore do e gjejë ai vetë.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e çështjes, autori i ngjarjes së rëndë u justifikua me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë. “Njëri nga ata më qëlloi në shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, -është shprehur ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!