Menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz, me anë të një postimi në “Twitter”, ka ngazëllyer tifozët e shumtë të luftëtarit rust ë UFC-së, pasi në lajmërimin e fundit shkruhet:
“Lajme të reja do vijnë së shpejti për Khabib dhe stafin e tij. Gjëra të reja që do t’ju çmendin fare”. Por cilat janë këto lajme? Menxhaeri nuk ka shkruar më shumë se kaq, duke intriguar akoma më shumë situatën.
We will blow your mind big news coming @TeamKhabib ?????
— Ali Abdelaziz (@AliAbdelaziz00) October 28, 2018
Nurmagomedov ka deklaruar se edhe mund të largohet nga UFC, madje ofertat për të nuk kanë munguar pas fitores së fundit ndaj ilrandezit Conor McGregor, por sjellja e rusit ka zbehur pak triumfin.
Komisioni i Sportit në Nevada do të vendosë se kur do të rikthehet në kafaz kampioni rus dhe Conor McGregor, të përfshirë në incidentet pas duelit mes tyre, në eventin UFC-229. Për momentin të dy sportistët janë të pezulluar, të paktën deri në dhjetor.