MENU
klinika

Batuta e Ramës

‘Mos i bëni dyert për Erjon Braçen’

20.10.2018 - 12:54

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, ku u njoh me ndryshimet e bëra atje.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se spitali ishte transofmuar rrënjësisht madje bëri me dije hapjen e repartit të ri të trajtimit të kancerit.

“E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma,” shkruan Rama.

Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë në vizitën e tij në spital. Teksa hynte në një repart, u tha mjekëve: “Ore më ra goja, këto dyert mos i bëni kaq të vogla sa për Erjon Braçen”.

Ne perfundim Rama premtoi rritja pagash per mjeket e infermieret e spitalit.