MENU
klinika

Çmimet Nobel

Murad dhe Mukwege, Nobelistët e Paqes për 2018

05.10.2018 - 11:39

Denis Mukwege dhe Nadia Murad fitojnë çmimin Nobel për paqen në vitin 2018. Ata njihen për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një nga armët më “të rënda” të luftës.

Mjeku kongolez, Denis Mukwege ka qenë “simboli më i madh dhe më unifikues si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në luftën për t’i dhënë fund dhunës seksuale në luftë dhe konflikte të armatosura”.

Mjeku Denis Mukëege, që mori Çmimin Nobel për Paqen, ka sakrifikuar vite të tëra të jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos. Dr. Mukëege dhe stafi i tij kanë trajtuar mijëra pacientë që kanë rënë viktimë e sulmeve të tilla.

Nadia Murad, një anëtare e minoritetit Yazidi në Irak, u rrëmbye nga Isis dhe u përdhunua në e dhunua me të gjitha format. Komiteti i Nobelistëve thotë se ajo tregoi “guxim të pazakontë në rrëfimin e vuajtjeve të saj dhe kurajo të jashtëzakonshme për të folur në emër të të gjithë viktimave nga dhuna seksuale”.

“Ata kanë vënë në rrezik rrezikun e tyre personal duke luftuar me guxim krimet e luftës dhe duke siguruar drejtësi për viktimat.”, thuhet në komunikatën zyrtare. Ndërkohë që gjithë bota i njeh ata si Nobelistët më të funit, vetë Murad dhe Mukwege nuk e dijnë që janë fitues pasi nuk u arritën në numrat e tyre celularë. “Nëse ata e shohin këtë, përgëzimet tona të përzemërta”, vijon më tej komunikata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB