MENU
klinika

Kush është Bob Dylan

Muzikanti që fitoi ‘Nobel’ me tekstet që bënë histori

14.10.2018 - 18:00

Bob Dylan ka qënë për më shumë se pesë dekada një influencë e jashtëzakonshme në muzikën dhe në kulturën amerikane dhe atë botërore, jo vetem me notat muzikore, por edhe me penën e tij. Para dy vitesh ai fitoi edhe çmimin prestigjioz: Nobëlin për Letërsi.

I lindur në 1941-shin si Robert Allen Zimmerman, karrieren e tij muzikore Dilan e nisi 1959, duke interpretuar në kafenetë e Minnesota-s.

Vitet ‘60 sjellin bumin e krijimtarisë së tij, një shkëlqim që erdhi bashkë me shndërrimin e këtij njeriu të madh në një historian informal të problemeve të Amerikës.

BD_Claxton_1.jpg HAND OUT PRESS PHOTOGRAPH. PROVIDED BY [email protected]

Këngë si “Blowin in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u kthyen në himne të antiluftës dhe të lëvizjeve për të drejtat qytetare.

Jokerman – Shakatori
Bob Dylan

Në ujë qëndron e ndan të përditshmen bukë

Sytë e idhullit në kokën prej çeliku duken gjithë shkëlqim

Anijet lundrojnë në thellësinë e mjegullt të detit

Ti linde me një gjarpër në çdo grusht, teksa uragani frynte me rrëmbim

Ty nga liria të ndan vetëm një hap

Po ç’vlerë ka kjo, kur e verteta është kaq larg?

Shakator, vallëzo nën melodinë e natës

Fluturo lart ti zog drejt dritës së hënës oh, oh, oh, shakator

Sa shpejt dielli fshihet në horizont

Ti shfaqesh dhe askujt s’i thua lamtumirë
kokeboshët vrapojne deri sa engjejt s’i ndjekin dot

Të ardhmet e tyre mbushur me tmerr, ti i le në errësirë

Lëkurën iu rrjep përsëri e përsëri
një hap para persekutorit përherë je ti

Shakator, vallëzo nën melodinë e natës

Fluturo lart ti zog drejt dritës së hënës oh, oh, oh, shakator

Ti je një njëri i maleve, mbi ré mund të ecesh ti lehtësisht

Ëndrra prish e turmës ia hedh sy ndër sy

Rrugën merr për në Sodom e Gomorra

Po në fund çfarë fiton? Askush nuk do ta merrte për grua motrën tende aty

Shok ke dëshmorin dhe gruan e perdalë gjithashtu

Sytë hedh në turrën e druve, pasanikun pa emër sheh aty

Shakator, vallëzo nën melodinë e natës

Fluturo lart ti zog drejt dritës së hënës oh, oh, oh, shakator

Libri i Levitikusit dhe Deuteronomit

Ligji i xhunglës dhe i detit janë të vetmit që të mësuan

Myzgut nëpër tym, mbi një kalë të bardhë si qumësht

Mikelanxhelo do të kishte gdhendur tiparet e tua

Shtrirë nëpër fusha, larg rrëmujës e rëmetit

Përgjumur pranë yjeve një qen i vogël të lepin fytyrën prej asketi

Shakator, vallëzo nën melodinë e nateës

Fluturo lart ti zog drejt dritës së hënës oh, oh, oh, shakator

Pushkatari shënjestron të sëmurët dhe të çalët

Predikuesi gjithashtu, kush do t’ia dalë

I pari ende nuk dihet

Shkopinj gome, armë me ujë e gaz lotsjellës, pranga

Kokteil molotov dhe gurë pas çdo perdeje fshihen

Gjyqtarët e pashpirt bien në rrjetat që i thurrën vet

Është vetëm çështje kohe deri sa nata t’ia behë

Shakator, vallëzo nën melodinë e natës

Fluturo lart ti zog drejt dritës së hënës oh, oh, oh, shakator

Është një botë e mugët, qiejt janë bërë gri

Një grua lindi një princ sot dhe e veshi me petka të kuqe flakë

Ai priftin do ta fusë në xhep dhe shpatën në zjarr

Fëmijët e panënë endur rrugëve të pashpresë, do t’i vërë në prehërin e një kurve plakë

Oh, Shakator ti e di cfare do ai Oh, shakator, ti s’e thua ate qe di

Shakator, vallëzo nën melodinë e natës

Fluturo lart ti zog drejt dritës së hënës oh, oh, oh, shakator

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB