MENU
klinika

Aksi Gjirokastër-Lazarat

Ndërhyrjet në infrastukturë, mungon transparenca

04.10.2018 - 11:52

Punimet në aksin Gjirokastër-Lazarat pjesë e aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë, po krijojnë probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve.

Prishja e trasesë së kësaj rruge ka zgjatur disa ditë dhe po vazhdon ende të zgjasë pa mbarim deri në përfundimin e plotë të veprës me një investim gati 1 milionë euro për 3.5 km.

Punimet nisën me pompozitet para një muaji dhe ende nuk po përfundojnë ndërkohë që sipas vlerësimit të specialistëve, dhjetori është afati i fundit i përfundimit të veprës. Inxhinierët, sqarojnë se rruga do të ngushtohet në 7 metra gjerësi, ndërkohë që standarti është minimalisht 9 metra.

Kjo do të sjellë anomali në aksin më të frekuentuar dhe të vetëm që lidh bregdetin jonian dhe BE. Një prej mangësive është mungesa e tabelës që është detyrim ligjor i investitorit. Kjo tabelë mungon në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe qytetarët nuk kanë se ku të informohen kur do të përfundojë kjo rrugë, cili është investitori, firma që kryen punimet, afati dhe detaje të tjera që janë të detyrueshme të jenë pjesë e transparecës me publikun. Mjetet e rënda punojnë vetëm në mbrëmje duke mos krijuar pengesa në qarkullim”-thuhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

E.B

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë