MENU
klinika

Kushtetuta e Maqedonisë

Ndryshimet kushtetuese të premten dërgohen në Kuvend

23.10.2018 - 10:54

Këtë të premte pritet që qeveria t’i dorëzojë në Kuvendin e Maqedonisë ndryshimet kushtetuese. Kjo është faza e radhës, pas vendimit të 80 deputetëve të cilët miratuan nevojën për ndryshim të Kushtetutës.

Pas dorëzimit në Kuvend, çdo ndryshim do të duhet të kalojë në komisione dhe sipas rregullores, nga dita e dorëzimit të amendamenteve në Kuvend deri në seancën plenare duhet të kalojnë së paku 30 ditë.

Pas miratimit të ndryshimeve të cilët votohen me shumicë të thjeshtë, për vendimin përfundimtar sërish do të nevojiten 80 deputetë për të konfirmuar ndryshimin e Kushtetutës.

Sipas afateve, pritet që ndryshimet kushtetuese të miratohen në mesin e muajit janar 2019. /Konica.al/