MENU
klinika

Opinion

Nga sot Franca s’ka Charles Aznavour

02.10.2018 - 10:50

Sot u hesht zëri i atij që për më shumë se 70 vite i dha jetë e frymë fjalës. Edhe pse 94 vjeç, deri para një jave ai ishte në koncerte dhe i palodhur luante me bukuritë e frengjishtës të cilën me dekada rresht e pasuroi, e dinamizoi.

Para 3 viteve, i magjepsur e shikoja në koncert derisa e këndonte me energjinë e një 20 vjeçari këngën e tij ultra të njohur “La bohème”.
Pas koncertit e pata shkruar këtë tekst si homazh ndaj tij.

*
La bohème, Charles Aznavour

Sonte ishte parantezë artistike në Paris. Shkova ta shoh n’koncert/spektakel njërin nga artistët më të mëdhenj të skenës franceze këto 60 vitet e fundit. Shkova ta shoh Live këngëtarin Charles Aznavour, tekstet e të cilit më kanë shtyrë ta përmirësoj nivelin e gjuhës frenge tash e sa vite dhe më kanë bërë ta dua thellësinë që kjo gjuhë e shpreh me çdo fjalë të saj. Në fakt Aznavour është me origjinë armene por arti s’ka nacionalitet dhe ky sot është « gjella » kryesore e asaj që unë e quaj « Meny kulturore franceze ». Aznavour është 91 vjeç dhe sonte këndoi fiks 2 ore e 15 minuta si showman i vërtetë, disa këngë të reja e disa te tjera të viteve 70 që janë kult në repertoarin gjigant francez.

Cdo këngë e tij është e barabartë me një roman, çdo varg i tij e ka thellësinë e një oqeani poetik që për imagjinatën e etur bëhët i pashterrshëm. Njëra nga to, kënga ultra e njohur « La boheme » e cila i kushtohet atmosferës artistike në lagjen Montmartre të Parisit në fillim të shekullit XX, është monumentale. Në 3 minuta kjo këngë e tregon krejt Parisin, krejt jeten parisiene të shekullit që shkoi, e sidomos, kjo këngë e tregon natyrën vetmohuese të çdo artisti në shërbim të ‘pasurisë së butë njerëzore’ – artit, pa pritur asgjë në kthim dhe duke vuajtur edhe për një gjellë të nxehtë, siç e tregon kënga La bohème. Picasso me shokë apo Van Gogh me vetminë e tij e kanë shkelur ndoshta çdo kockë kalldrëmi të atyre rrugëve që edhe sot duken sikur nuk duan që shekujt të kalojnë atypari.

Charles Aznavour e bën pikërisht atë që e kërkonte René Char (poet) kur pyeste se « Si mund të tregohen gjërat e thjeshta, pa u tradhëtuar (…)? ».

Këtu poshtë po e përkthej nxitimthi, pa shumë përshtatje, një pjesë të ‘La boheme’ që e filmova në koncert. Videon e këtij pasazhi e shikoni po në këtë postim, dhe mund ta vëreni energjinë e një 91 vjeçari në skenë, pa playback.

(…) Në kafenetë aty pranë,
Ishim disa që kërkonim famë,
Edhe pse të vuajtur,
E me bark të zbrazur
Vazhduam, besimin s’e lamë,
Dhe kur disa bistro,
Na jepnin gjellë të nxehtë
Në këmbim me një tablo (pikturë)
Nisnim vargje me recitu
Të mbledhur rreth zjarrit (shporetit :))
Dimrin duke e harru.

La boheme, La boheme
E kishte kuptimin:
E bukur je ti
La Boheme, la Boheme,
E të gjithë kishim gjeni (talent).

La Bohème, Charles Aznavour

Nezir Kraki, Paris 27 shtator 2015

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB