Ndoshta pi shumë ujë
Në fakt, ne llogarisim vetëm ujin që pijmë, por jo atë që marrim edhe me ushqimet. Që të mos e teprosh ka një rregull, pi aq ujë sa urina jote të jetë e pastër dhe në ngjyrë të verdhë të lehtë dhe mos pi sa të kalosh gjithë ditën në tualet.
Ke infeksion urinar
Në fakt, një nga shkaqet e urinimit të shpeshtë është infeksioni urinar sidomos te gratë. Por, infeksioni urinar shoqërohet dhe me nauze, të vjella, dhimbje gjatë urinimit, djegie etj.
Kjo iu detyron të shkoni te mjeku që t’iu japi mjekim ku sigurisht antibiotikët janë të parët.
Ke diabet
Diabeti i të dy llojeve (tipi 1 dhe tipi 2) meqë shoqërohen me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, detyrojnë veshkën që ta filtrojë më shumë gjakun dhe kështu shtohet sasia e urinës.
Një nga shenjat kryesore të diabetit të të dy llojeve është pikërisht “poliuria”, ose shtimi i sasisë së urinës, pra urinimi i shpeshtë.
Ilaçet e tensionit
Në fakt, një nga ilaçet që përdoret për të ulur tensionin ka efekt shtimin e urinimit pasi kështu ndikon në uljen e tensionit të lartë që ju keni.
Ai quhet ndryshe ilaçi diuretik dhe është mirë ta merrni në mëngjes me qëllim që të mos ngeleni gjithë natën në tualet.
Sëmundje të fshikëzës së urinës
Është një lloj mbindjeshmërie e fshikëzës së urinës. Shkaku i kësaj nuk dihet. Shoqërohet me djegie, dhimbje në fund të barkut dhe në rrëzë të kofshëve. Fshikëza është e dhimbshme, si e qullët, e dhimshme edhe kur kryeni marrëdhënie seksuale.
Kjo situatë quhet “cistit intersticial” dhe zakonisht shërohet me ushtrime dhe dietë, fizioterapi, por të rekomanduara nga mjeku që ka përjashtuar shkaqet e tjera.
Gurët apo rërë në veshka
Në fakt, me këtë sëmundje ju shkoni shpesh në tualet, por sasia e urinës që bëni është e pakët.
Ajo që e dallon nga gjendjet e tjera është dhimbja shumë e madhe, e papërballueshme që iu detyron të shkoni urgjent në spital dhe sigurisht aty vendoset diagnoza dhe mjekimi që është zakonisht kirurgjikal.
Rrallë kur janë të vegjël gurët mund të dalin vetë.
Shtatzënia
Sa më shumë rritet foshnja në barkun tuaj aq më shumë shtypet fshikëza e urinës dhe kjo iu bën që të urinoni shpesh. Por kujdes nëse keni djegie apo shenja të tjera, urgjent tek mjeku.
Infeksionet urinare të patrajtuara janë një shkak i rëndësishëm i lindjeve parakohe.
Infeksionet vaginale
Për shkak të anatomisë infeksionet vaginale shkaktojnë edhe infeksone urinare ose ndikojnë në urinimin e shpeshtë.
Por, urinimi është me shenja të tilla si djegie, dhimbje, ju keni dhimbje dhe djegje edhe kur kryeni marrëdhënie dhe gjithashtu keni edhe sekrecione me erë që duhet t’iu detyrojë të shkoni tek specialisti.
Kur pini shumë alkool apo shumë kafeinë
Duhet ta dini se që të dyja, si alkooli dhe kafeina ndikojnë direkt tek veshka juaj duke prodhuar më shumë urinë dhe kjo rrit urinimin. Mos e teproni asnjëherë dhe mos harroni që t’i shoqëroni këto me pirje uji me qëllim që të balanconi humbjen me urinën.
Menopauza
Zakonisht, ndodh rreth apo pas të 50-ave. Ju nuk prodhoni më sasinë normale të hormonit “Estrogjen.” Ju shkoni të urinoni më shpesh dhe zëvendësimi i hormoneve të munguara, pas këshillës me mjekun, iu qetëson situatën.
Kanceri i fshikëzës së urinës
Nuk duhet harruar se tumoret si ato beninje dhe ato malinje të fshikëzës së urinës iu detyrojnë të urinoni më shpesh.
Ajo që bie në sy është fakti se urina është hemoragjike dhe nuk duhet ta neglizhoni asnjëherë nëse shikoni gjak në urinë, por urgjent vizitohuni.