Gërmimet në bazilikën paleokristiane, që ndodhet shumë pranë portës së kalasë së Elbasanit dhe “Rrapit të Bezistanit”, nisën në muajin gusht të vitit 2007. Puna nisi pas një sondazhi arkeologjik, duke u bazuar në një dokument të ruajtur në arkivin e Muzeut Etnografik të qytetit të Elbasanit. Por çfarë ndodhi? Një ish-tregtar nga Elbasani kishte lënë një dokument ku thuhej se “poshtë themeleve të dyqanit të tij ndodhej një bazilikë”. Referuar këtij dokumenti, dy vjet më parë arkeologët nisën gërmimet, të cilat nxorën në dritë mjaft objekte si shtylla mermeri, të gjata rreth 5 metra, me punime dekorative, të ekspozuara tashmë në hollin e Muzeut Etnografik në Elbasan. Gjithashtu, arkeologët kanë nisur punimet sërish vetëm para pak ditësh,ata kanë zbuluar një mozaik dhe dy qypa bosh, për më shumë shikoni videon e mëposhtëme për të kuptuar se çfarë po ndodh!