MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Opozita në Kosovë kërkon rrëzimin e qeverisë

25.10.2018 - 18:17

Kosova

Edhe pse janë të interesuar që sa më parë të shpërbëjnë Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ende nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë, por opozita paralajmëron se do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do të paraqesin një kërkesë të tillë për të miratuar Rezolutën e 4 shtatorit, e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë për kufijtë në dialogun me Serbinë.

Maqedoni

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët mund te lëkundin balancën e votave në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancave të ardhshme të votimit për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

Dy partitë këmbëngulin se ky moment përbën dhe një mundësi të mirë për ndryshime shtesë, të cilat të përmirësojnë statusin e shqiptarëve në vend.

Deputetë të Besës thonë se mbështetja e mëtejshme për Marrëveshjen me Greqinë varet nga plotësimi i kërkesës për amenadamente kushtetutese, të cilat do ta bënin shqipen zyrtare në mbarë vendin.

flamuri maqedoni shqiperi

Maqedoni

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të Kushtetutës, që vjen nga marrëveshja me Greqinë.

Protestat vijnë si pasojë e votimit për ndryshimet kushtetuese, që ndodhi ditën e premte ku nga 120 deputetë, shumica aktuale siguroi 80 vota dhe kështu filloi ndryshimi i Kushtetutës, ku parashikohet ndryshimi i emrit të shtetit.

Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten kanë votuar disa projektligjet por jo edhe Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ky Projektligj nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka hedhur në votim 7 projektligje tjera, të cilat janë votuar edhe nga deputetët e LDK-së dhe VV-së, të cilët më pas kanë lëshuar sallën.

Ndërsa, në momentin që erdhi në radhë Projektligji për UÇK-në, Veseli e kaloi atë duke hedhur në votim projektligjet tjera.

Veteranët e Luftës konica.al

Maqedoni

Kancelari austriak Sebastian Kurz, në hapje të konferencës “Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” që po mbahet në Budva të Malit të Zi, ka përgëzuar Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Delegacion i Maqedonisë kryesohet nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektashi.

Maqedoni

Marrëveshja me Greqinë sjell zgjidhje të ndershme dhe logjike për çështjen e emrit, e cila është shtyrë për shumë vite, kështu thotë Robin O’Neill.

Ish-ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit, thotë se Kuvendi i Maqedonisë ka bërë punë të mirë që votoi nismën për ndryshime kushtetuese. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndryshimet në Kuvendin e Maqedonisë

Shqiptarët kanë kushte për ndryshimet kushtetuese


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat