Fillimi i fundit të epokës së Angela Merkel sapo ka nisur. Të hënën, Merkel, kancelarja gjermane, njoftoi se po largohej nga kryesia e partisë Bashkimi Kristian Demokratik dhe se ajo nuk do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2021.
Lajmi nuk ishte një goditje përfundimtare: Pyetja tani është nëse Merkel do të qëndrojë deri në fund të mandatit të saj, sepse ka shumë gjasa që koalicioni midis partisë së saj dhe Social Demokratëve të qendrës së majtë do të prishet para zgjedhjeve të ardhshme.
Vendimi i Merkel mund të shënojë një fillim të ri për konservatorët e Gjermanisë, të cilët përballen me një krizë identiteti pas viteve të udhëheqjes së saj pragmatike. Në rastin më të mirë, ajo mund të konsolidojë sistemin e palëkundur të Gjermanisë.
Për shumë njerëz në Gjermani, është ende e vështirë të imagjinohet një qeveri pa Merkelin. Merkel ka qenë në krye të partisë së saj për 18 vjet dhe në krye të qeverisë së vendit për 13 vjet.
Për të shpjeguar vendimin e saj, Merkel foli me përulësi. Ajo foli për veten si një nëpunëse civile, dhe tha se ajo do t’i shërbejë vendit duke refuzuar të kandidojë përsëri.
Gjithnjë ka qenë forca më e madhe e Merkel të qenurit vetëmohuese, e përulur dhe e përkushtuar.
Por në vitet pas krizës së migracionit, Merkel nuk ka dashur që vendimet e saj të diskutoheshin.
Është diçka që mund të ndodhë me këdo që ka sakrifikuar shumë për diçka dhe normalisht prêt të mos e kundërshtojnë dhe e konsideron veten të pagabueshëm.
Nuk është çudi që përkushtimi pa kompromis i Merkelit është shndërruar në kërcënim për konservatorët e Gjermanisë. Zgjedhjet shtetërore në Hessen dhe Bavari gjatë dy javëve të fundit ishin humbje të mëdha. Në sondazhe, partia e Merkel mori vetëm 27 përqind mbështetje, nga 41.5 në zgjedhjet e vitit 2013.
Merkel ka modernizuar partinë, kundërshtoi legalizimin e martesës së të njëjtit seks, u përpoq t’i jepte fund shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe strehoi refugjatët. Si rezultat, udhëheqja e saj e ka lënë partinë e saj pa parime. Nuk ka më përgjigje për pyetjen themelore “Çfarë identiteti ka Gjermania në epokën e globalizimit?”.
Për vite me radhë, pragmatizmi i zonjës Merkel ka shkaktuar tensione brenda Kristian-Demokratëve dhe partisë Bashkimi Kristian Social.
Pothuajse menjëherë pas deklaratës së zonjës Merkel të hënën, tre kandidatë njoftuan se do të kandidonin për kryetar të partisë në dhjetor: Jens Spahn, ministri i ri i shëndetësisë; Annegret Kramp-Karrenbauer, sekretarja e përgjithshme e partisë dhe një aleate pragmatike e Merkelit; dhe Friedrich Merz, një liberal.
Ky është një lajm i keq për Evropën, që dëshpërimisht ka nevojë për një zë të fuqishëm pro-bashkimit, ashtu siç Merkel ishte për kaq shumë kohë.
Largimi i Angela Merkel mund të provojë fillimin e një ringjalljeje të diskursit politik në Gjermani Ajo edhe pse ndoshta për herë të fundit, ka shërbyer me të vërtetë për vendin e saj.
Anna Sauerbrey, ka kontribuar që nga viti 2015 në The Times, ka qenë redaktore dhe shkrimtare në gazetën gjermane Der Tagesspiegel që nga viti 2011.