Populistët mund të jenë në rritje në Evropë, por jo në Varshavë. Pati një rezultat të papritur pas garës bashkiake të qytetit: kandidati Rafal Trzaskowski, mundi kandidatin populist të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), Patryk Jaki, një zëvendësministër të drejtësisë 33-vjeçar në raundin e parë në 21 tetor.
Ndërkohë që Polonia hyn në “sezonin e zgjedhjeve”, duke qenë se ka edhe zgjedhje parlamentare vjeshtën tjetër, është konfirmuar që apeli e fushata e populistëve të PiS i ka tejkaluar kufijtë e saj.
Këto ishin zgjedhjet e para që kur PiS erdhi në pushtet tre vjet më parë. Ajo u përball me një koalicion të udhëhequr nga platforma e saj e vjetër rivale Qytetare (PO), e cila drejtoi vendin nga viti 2007 deri në 2015.
Pak para zgjedhjeve, PiS publikoi një video ku thoshte se partia kundërshtare donte të merrte shumë refugjatë dhe u bënte thirrje polakëve të mos e zgjidhnin atë. Në klip ajo imagjinonte Poloninë në vitin 2020 me “enklava të refugjatëve muslimanë”. Videoja hasi shumë kundërshtime por ajo pati goxha efekt.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 54 për qind, më e larta për zgjedhjet lokale në Poloni që kur ra komunizmi në vitin 1989. Sipas sondazheve, PiS kryesonte me 32% të votave në mbarë vendin, 25% më shumë se koalicioni i kryesuar nga PO. Ajo do të ketë shumicën në të paktën gjashtë nga 16 asambletë rajonale të vendit. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të fitojë në qytetet e mëdha.
Ndërkohë, qeveria është nën presion nga Brukseli, i cili e akuzon atë se nuk po zbatohet ligji. Këtë verë, një ligj i ri që ul moshën e pensionit për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë nga 70 në 65, bëri bëri që më 19 tetor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë të urdhëronte pezullimin e përkohshëm disa gjyqtarëve. (Një vendim përfundimtar do të merret më vonë.) Këtë javë, gjyqtarët u kthyen në punë.
Një ish-ministër i Evropës, Trzaskowski, i cili udhëhoqi Partinë Komuniste deri sa u transferua në Bruksel në vitin 2014 fitoi në Varshavë, ku ka qenë i njëjti kryetar komune nga viti 2006.
Por për të mposhtur populistët në 2019, partia do të duhet të shkojë përtej qendrave urbane, ndoshta duke bashkëpunuar me Partinë Popullore Polake Agrare, e cila ishte e treta në votime. Numërimi mbrapsht ka filluar…
Nga The Economist