MENU
klinika

Përmet

Rivarrosen eshtrat e 578 ushtarëve grekë në Këlcyrë

14.10.2018 - 10:37

Funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, ambasadorja greke Elenis Surani, si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për rivarrosjen e eshtrave të 578 ushtarëve grekë të zhvarrosur në Dragot të Tepelenës dhe të rivarrosur në Këlcyrë të Përmetit. 

Pas meshës në ambjentet e brendshme të manastirit të kryer nga kleri ortodoks grek, ceremonia ka vijuar sipas protokollit me varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë.

Rivarrimi i eshtrave të ushtarëve grekë të zhvendosur nga parcela në fushën e fshatit Dragot në Tepelenë tek manastiri në grykën e Këlcyrës, është organizuar nën masa të forta sigurie dhe pa prezencën e medias. Ka qenë kjo kërkesë e bërë nga ana e palës greke.

Thirrja e organizatave nacionaliste dhe patriotike shqiptare për t’u tubuar në manastirin e Këlcyrës duke ndaluar këtë proces, kishte alarmuar jo vetëm autoritetet greke por edhe ato shqiptare pasi kishin përqëndruar forca të shumta policore në zonën rreth e rrotull varrezave ku prehen eshtrat e 700 ushtarëve grekë të rënë gjatë konfliktit italo-grek në Luftën e Dytë Botërore.
Por alarmi ishte i kotë pasi asnjë këmbë njeriu patriot, parrulla apo flamuj me simbole kombëtare shqiptare, nuk u pa. Ky ka qenë komoditet për autoritetet greke të cilat zhvilluan procesin në qetësi të plotë dhe pa kokëcarje.

Kanë qenë gati 578 kuti metalike të mbushura me eshtra të ushtarëve grekë, të cilat janë vendosur në varrezat murale dhe ato tokësore në Manastirin e Këlcyrës. Ato janë transportuar nën masa të forta sigurie nga fusha e Dragotit ku ishin grumbulluar dhe fillimisht janë depozituar në oborrin e manastirit ortodoks të mbuluara me flamurin grek.

Ekspedita e zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë, do të vazhdojë në fshatin Kosinë afër Përmetit, ku sipas komisionit dypalësh, rezultojnë të groposura dhjetëra eshtra që i përkasin ushtarëve grekë të rënë në një prej betejave me ushtrinë italiane në vitin 1940.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë