MENU
klinika

Drama shqiptare

Rivjen ‘’Terror’’ në arTurbina, mos e humbisni!

25.10.2018 - 10:21

Më datat 25-25-27-27 tetor ora 20:00 në arTurbina rivjen shfaqja ‘’Terror’’.

Në kohët e sotme dramat më të mëdha ndodhin nga terrorizmi. Kjo dramë përshkruan një nga problemet themelore të ekzistencës moderne të shoqërisë dhe problemet që ajo has.

Dama vjen si një meditim mbi ndërgjegjësimin e rreziqeve të këtyre kohëve moderne. Ngjarja e dramës përshkruan një raport të terrorizmit dhe sistemit të gjyqësorit që po shkatërrohet. Ajo përpiqet të japë realitetin e përfytyrimeve të gjalla të shikuesve në shtabet e NATO-s, në ambientet e Ministrisë së  Mbrojtjes.

Ka ndodhur një atentat terrorist që cilësohet si më i rëndë i vitit. Është kapur i akuzuari dhe më tej ngjarja ndodh në gjykatë. Një pilot donte të vriste 164 pasagjerë në vend të 70.000 sportdashësve në një stadium.

Se sa do të dënohet ky veprim do të vendoset nga gjykata ku do të zhvillohet seanca gjyqëore. Gjithashtu piloti lëkundet në gjykimin e njerëzvve të thjeshtë në lavjersin terrorist-hero.

Subjekti i dramës përqendrohet te një pilot luftarak në mbrojtje të hapësirës ajrore që ndjek një avion pasagjerësh, i cili është marrë peng nga një terrorist dhe kërkon të godasë një stadium të mbushur plot me njerëz.

 

Piloti urdhërohet të godasë stadiumin, por ai bën një zgjidhje tjetër individuale duke thyer urdhërin e marrë.

Kjo dramë me Autor: Ferdinand Von Shirach, vjen si regji të Gëzim Kame ku intepretojnë një sërë akorësh të njohur dhe të dashur për publikun si: Viktor Zhusti, Genti Kame, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Astrit Hasani. Vjen si përkthim i Lekë Imeraj e me skenografi të: Kristo Çala.

#ejaneteater

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!