MENU
klinika

Ngrohja me dru zjarri

Rritet çmimi i drurëve në Korçë, i papërballueshëm për banorët

28.10.2018 - 14:58

Ngrohja me dru zjarri është një nga zgjidhjet më popullore, kryesisht nëpër rrethe për të përballuar motin e ftohtë të stinës së dimrit.

Kështu, edhe banorët e Korçës, kanë zgjedhur këtë mënyrë, ndonëse ata ankohen për çmimin e druve.

Shumë prej tyre thonë se e kanë të vështirë t’ia dalin pasi çmimi i druve ka pësuar sërish rritje këtë vit.

“Detyrohemi të kursejmë për të blerë dru. Kushtojnë mbi 220 mijë lekë.”

cmimi i drureve ne korce-konica.al
cmimi i drureve ne korce-konica.al

Disa shprehen se janë të detyruar të marrin lekë hua te të afërmit për të pajisur shtëpinë me dru.

Por më shumë vështirësi has mosha e tretë. Me pensionin minimal nuk mund të mbulojnë të gjitha shpenzimet.

Në Korçë një metër kub dru këtë dimër blihet me 2 mijë lekë.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit