MENU
klinika

Shpërdorim detyre

Miliona lekë dëm shtetit/ KLSH çon në Prokurori zyrtarët

15.10.2018 - 16:02

U publikua raporti i auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nga ku u konstatua se ish kryetari i Bashkisë Dibër dhe 4 zyrtarë të tjerë i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 71.8 milion lekësh.

Menjëherë pas konkluzioneve, KLSH, i ka kallëzuar në Prokurori zyrtarët e lartpërmendur duke i akuzuar për shpërdorim detyre.

Gjatë auditimit, KLSH konstatoi shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit, vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi, në zbatimin e investimeve, etj.

klsh-kallezon-ne-prokurori-zyrtaret-ne-diber-konica.al
klsh-kallezon-ne-prokurori-zyrtaret-ne-diber-konica.al

HETIMI
Me Vendimin nr. 121, datë 06.09.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 545/10, datë 06.09.2018, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ, si dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 71,8 milionë lekë (nga të cilat mbi 2,6 milionë lekë, në mos mbajtjen e penaliteve për punime jashtë afatit, 17,6 milionë lekë për mos aplikimin e TVSH-së në zbatimin e kontratave për punë publike dhe 51,552,315 lekë në përzgjedhjen e gabuar të ofertave fituese në procedurat e prokurimit), si dhe për përdorimin e fondeve publike pa ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet në vlerën 204,2 milionë lekë.

Gjatë auditimit, KLSH konstatoi shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit, vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi, në zbatimin e investimeve, etj.
Më konkretisht:
– Në procedurën e prokurimit me objekt: “Përmirësim i infrastrukturës vendore dhe Rivitalizimi i hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës”, për vlerën prej 173,490,908 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 1 operator ekonomik (OE) dhe 1 bashkim i operatorëve ekonomikë(BOE), është skualifikuar me të drejtë BOE për mungesë dokumentacioni dhe është kualifikuar OE që nuk plotëson këto kritere.
– Në procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtimi i Shkollës së Mesme të Përgjithshme Maqellarë”, për vlerën prej 79,675,817 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë (5 prej tyre nuk kanë paraqitur oferta) dhe kanë paraqitur oferta 1 bashkim i operatorëve ekonomikë(BOE) dhe 1 operator ekonomik (OE), është skualifikuar me të drejtë BOE për mungesë dokumentacioni dhe është kualifikuar OE që ka mungesa të theksuara në dokumentacion.
– Në procedurën e prokurimit me objekt: “Rinovimi i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut”, për vlerën prej 92,272,248 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 2(dy) bashkime të operatorëve ekonomikë(BOE) dhe 5(pesë) operatorë ekonomikë(OE), janë skualifikuar me të drejtë 4 OE dhe 2 BOE për mungesë dokumentacioni dhe është shpallur fitues operatori ekonomik që rezulton me mungesa të theksuara në dokumentacion.

klsh-kallezon-ne-prokurori-zyrtaret-ne-diber-konica.al
klsh-kallezon-ne-prokurori-zyrtaret-ne-diber-konica.al

Të tria procedurat e mësipërme të prokurimit të hapur, me fond limit me vlerën 345,438,973 lekë dhe oferta fituese në vlerën 339,269,335 lekë, me një diferencë më pak nga fondi limit (kursim) në vlerën 6,169,638 lekë, ose në masën 1.7%, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit në të tri procedurat në shumën rreth 51,6 milionë lekë, si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore dhe shpallje fitues të operatorëve ekonomikë që nuk kanë plotësuar Dokumentat Standardë të Tenderimit(DST).

Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Rinovim i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim i rrugëve në lagje ku ka mbaruar ujësjellësi”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim rruga Borde – Peshkopi, Nj.A. Luzni”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim rruga Staravec-Shimçan-Zimur”, Bashkia Dibër dhe të kontratës me objekt “Ndërtimi i shkollës së mesme të përgjithshme Maqellarë”, Bashkia Dibër, rezultuan në total diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 17.6 milionë lekë me TVSH.

Këto dhe shumë shkelje të tjera të konstatuara janë veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, neni 1 “Objekti dhe qëllimi”, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, neni 2, “Parimet e përzgjedhjes”, neni 24 “Anulimi i një procedure prokurimi”, neni 46 “Kualifikimi i ofertuesve”, pika 1 dhe neni 53 “Shqyrtimi i ofertave”, pika 3; 5.

klsh-kallezon-ne-prokurori-zyrtaret-ne-diber-konica.al
klsh-kallezon-ne-prokurori-zyrtaret-ne-diber-konica.al

Për këto shkelje, KLSH, me shkresën nr. 545/11 datë 06.09.2018 ka depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër ndaj H.F., me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Dibër, në cilësinë e Titullarit të Autoriteti Kontraktor, L.C., me detyrë Drejtor Finance, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), K.S., me detyrë ish-Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Kujdesit Social, në cilësinë e anëtarit të KVO, K.R., me detyrë ish-Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, në cilësinë e anëtares së KVO dhe Z.GJ., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Kulturës, Edukimit, Komunikimit dhe Çështjeve Gjinore, në cilësinë e anëtares së KVO, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.
KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës, i ka rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në Buxhetin e Shtetit, kryesisht në fushën e tatim taksave, si dhe të ardhura të munguara në vlerën 30 milionë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!