MENU
klinika

Ndryshimet në Kuvendin e Maqedonisë

Shqiptarët kanë kushte për ndryshimet kushtetuese

25.10.2018 - 16:29

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët mund te lëkundin balancën e votave në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancave të ardhshme të votimit për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

Dy partitë këmbëngulin se ky moment përbën dhe një mundësi të mirë për ndryshime shtesë, të cilat të përmirësojnë statusin e shqiptarëve në vend. Deputetë të Besës thonë se mbështetja e mëtejshme për Marrëveshjen me Greqinë varet nga plotësimi i kërkesës për amenadamente kushtetutese, të cilat do ta bënin shqipen zyrtare në mbarë vendin.

Mendojmë se është koha që disa prej çështjeve politike që lidhen me shqiptarët të bëhen pjesë e diskutimit dhe sigurisht, të aprovohen në mënyrë që t`i zgjidhim ato njëherë e mirë“, thotë Fadil Zendeli nga Besa.

Kreu i Aleancës, Zijadin Sela e ka deklaruar edhe më parë se partia e tij dëshiron t’i shohë ndryshime të tilla në preambulën e kushtetuteses. Të dyja këto partia të vogla sëbashku kanë katër deputetë në parlamentin 120 vendësh të Maqedonisë, ndaj votat e tyre konsiderohen të një rëndësie kyçe. /Konica.al/