MENU
klinika

Flet Enver Hoxhaj

‘Sivjet nuk ka zgjedhje të përgjithshme’

27.10.2018 - 09:37

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të papërgjegjshëm përpjekjen e opozitës për të rrëzuar Qeverinë kur pritet heqja e vizave, transformimi i FSK-së në ushtri dhe arritja e një marrëveshje me Serbinë.

Ai ka thënë se këtë vjeshtë nuk do të ketë zgjedhje, duke shtuar se kanë punë të tjera për të bërë.

Në një kohë kur ne presim liberalizim vizash, në një kohë kur presim që të nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë e cila do të ishte njohja e ndërsjellët dhe asgjë më pak, në një kohë kur ne jem në proces të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, është absurde në vjeshtën e 2018 dikush të kërkon ta rrëzojë qeverinë”, ka thënë Hoxhaj.

Mirëpo, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka mohuar mundësinë e zgjedhjeve vjeshtën e vitit të ardhshëm. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat