20.10.2018 - 14:29
Kryeministri grek Aleksis Tsipras pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të fillimit të procedurës që ia ndryshon emrin kushtetutes në Maqedoni e Veriut ka uruar homologun e tij maqedonas Zoran Zaev.
Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se votimi është një hap i madh për suksesin tonë të përbashkët.
Postimi i plotë i Tsipras:
Urime për shokun tim Zoran Zaev! Votimi është një hap i madh për suksesin tonë të përbashkët. Është një hap i rëndësishëm për prosperitetin dhe të ardhmen e vendeve dhe popujve tanë. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ndryshimet Kushtetuese