MENU
klinika

Detajet

Vetting në politikë/ Drafti mbërrin në Komisionin e Venecias

12.10.2018 - 16:47

Letra e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për marrje mendimi të Komisionit të Venecias mbi draftin e opozitës për vetting në politikë, ka mbërritur para dy ditësh në zyrat e këtij intitucioni.

Përfaqësues të Komisionit bëjnë të qartë se kërkesa e kryeparlamentarit shqiptar do të ndiqet bazuar në praktikat e këtij organi. Ndërkohë që një delegacion do të vizitojë Tiranën për të marrë mendimet e palëve sipas News 24.

Komisioni i Venecias ka marrë kërkesën ditën e mërkurë. Prandaj procedura ekzakte ende nuk është përcaktuar, por në përputhje me praktikat e përgjithshme, një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojë Shqipërinë për të diskutuar draft amendamentet me të gjitha palët e interesuara”.

Në letrën e tij, kryeparlamentari Ruçi kërkon opinionin e Komisionit mbi praktikat ndërkombëtare në kontrollin e figurës së të zgjedhurve, ndërsa shtrohet pyetja a është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit.

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës

“Mjetet të pajisen me goma dimërore”

Veriu i vendit përfshihet nga reshjet e borës

Nëntori hyn në histori, nisin reshjet e dëborës

Ekspertja: Pritet të jetë dimri më i ftohtë i 5 viteve të fundit

Ende nuk dihet arma dhe distanca e autorëve

Atentati ndaj Reçit, i mbuluar me mister!