MENU
klinika

Detajet

Ambasadori i ri danez i çon letër kredenciale presidentit Meta

15.11.2018 - 11:39

Ambasadori i ri i Danimarkës, René Rosager Dinesen, i ka paraqitur Letrat Kredenciale, Presidentit të vendit Ilir Metës.

Presidenti Ilir Meta, ka pranuar Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, René Rosager Dinesen.

Presidenti Meta i vlerësoi marrëdhëniet si shumë të mira midis dy vendeve. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Danimarka ka dhënë për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë e të pavarësisë së institucioneve në vendin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Botschafter des Königreichs Dänemark, René DINESEN

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen gjithashtu për mbështetjen që Danimarka i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të demonstrohet edhe për çeljen së afërmi të negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.

Ndërsa duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, nënvizoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin më të mirë të potencialeve të të dy vendeve.

“Ecuria e mirë në fushën e turizmit dhe prania e disa kompanive të mirënjohura daneze në tregun shqiptar, na inkurajon në këtë drejtim – u shpreh Presidenti Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!