MENU
klinika

Letërsia portugeze

Antikonformizmi përjetë tek Jose Saramago

25.11.2018 - 09:20

Jose Saramago lindi më 16 nëntor 1922, në Azinhaga të Portugalisë dhe vdiq më 18 qershor 2010, në Ishujt Kanarie në Spanjë. Romancieri portugez dhe njeriu i letrave u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1998. Ai mbetet ndër shkrimtarët më të shquar të shekullit XX.

Djali i një familjeje punëtorësh, Saramago u rrit mes varfërisë. Pasi bëri një seri punësh të ndryshme, si mekanik dhe punonjës metalesh, Saramago filloi të punonte në një firmë botuese në Lisbonë ku përfundimisht u bë gazetar dhe përkthyes. Iu bashkua Partisë Komuniste Portugeze në viti 1969, publikoi disa vëllime me poezi dhe punoi si redaktor i një gazete në Lisbonë në vitet 1974-75, gjatë shkrirjes kulturore që pasoi përmbysjen e diktaturës së Antonio Salazarit. Pas përndjekjes antikomuniste, kohë të cilën Saramago humbi edhe vendin e punës, rreth të 50-ve filloi të shkruante romanet që përfundimisht do të rrënjosnin reputacionin e tij ndërkombëtar.

Një nga romanet më të rëndësishme të Saramagos është “Ditari i Manastirit” (1982). Në sfond të romanit është Portugalia e shekullit të 18-të (gjatë inkuizicionit), ku bëhet kronika e përpjekjeve të një veterani invalid lufte dhe të dashurës së tij për t’ia mbathur nga situata, duke përdorur një makinë fluturuese të mundësuar nga vullneti njerëzor.

Saramago e alternon fantazinë alegorike me përshkrimet e ashpra realiste të ndërtimit të Konventit Mafra nga mijëra punëtorë nën sundimin e mbretit John V. Një tjetër roman ambicioz është edhe “Viti i vdekjes se Rikardo Reisit” (1984), “Tjetri si unë”, “Le të ulërijmë”

Praktika e Saramagos për vendosjen e shëmbëlltyrave kapriçoze kundër sfondeve historike realiste, për të komentuar ironikisht mbi shkaqet e dobësisë së karakterit të njeriut ilustrohet në romanet: “Rafti i gurtë” (1986), e cila trajton kohën kur Gadishulli Iberik shkëputet nga Evropa dhe bëhet një ishull dhe “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” (1991), i cili e vë Krishtin si të pafajshëm kapur në makinacionet e Perëndisë dhe Djallit. Komentet ironike të ateistëve në libër u konsideruan shumë të prera nga Kisha Katolike Romake, e cila i bëri presion qeverisë portugeze të bllokonte hyrjen e librit për një çmim letrar në vitin 1992.

Si rezultat i faktit që e konsideroi censurë, Saramago shkoi në mërgim të vetëshpallur në Ishujt Kanarie për pjesën tjetër të jetës.

Mes romaneve të Saramagos janë edhe “Manuali i Pikturës dhe Kaligrafisë”, si dhe veprat e mëvonshme “Historia e Rrethimit të Lisbonës”, “Të gjithë emrat”, “Vdekje me ndërprerje” etj. Në vitin 2012, romani i tij “Verbëri”, i cili ishte shkruar në vitet 1950, por lëngonte në një shtëpi botuese portugeze për dekada të tëra, u botua pas vdekjes.

Saramago shkroi gjithashtu edhe poezi, drama dhe disa vëllime me ese dhe tregime të shkurtra, si dhe vepra autobiografike.

Autobiografia e tij “Tjetri si unë” fokusohet në fëmijërinë e tij. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1998, romanet e tij u lexuan gjerësisht në Evropë, për ta zgjeruar më pas popullaritetin edhe në Shtetet e Bashkuara e më tej.

Ishte shkrimtari i parë në gjuhën portugeze që fitoi çmimin Nobel dhe shquhet për qendrimet e tij antikonformiste ndaj politikës dhe fesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB