MENU
klinika

Deklarata

Basha: Demokracia shqiptare në krizë, kandidatë për deputetë si Britania

17.11.2018 - 13:51

Kreu i opozitës Lulzim Basha, në përfundim të një takimi me një delegacion nga Britania, falënderoi kryevlerësuesin e Komitetit të Seleksionimit të kandidaturave për anëtarë të Parlamentit britanik, si dhe një prej kandidatëve për “Westminster”-in, të dërguar në Tiranë nga Partia Konservatore.

Prej prillit, Partia Demokratike ka miratuar në statutin e saj një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, i cili e kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e PD-së, e gjithashtu kemi vendosur garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet personal, me vlera të larta morale, me aftësi profesionale dhe përkushtim politik ndaj vlerave për të cilat qëndron PD-ja: demokracisë, lirisë, tregut të lirë, barazisë para ligjit, shtetit të së drejtës dhe respektit për liritë e të drejtat e njeriut”, tha Basha për mediet.

Duke theksuar se demokracia shqiptare sot është në një krizë të thellë, për shkak se Parlamenti është mbushur me njerëz që nuk përfaqësojnë popullin, apo me njerëz që shpeshherë nuk kanë lidhje as me vet partitë politike, Basha shënjestroi atë që ai e quajti “organizatë e Rilindjes” që ka kandiduar persona që kurrë nuk kanë qenë anëtarë të Partisë Socialiste.

basha mesazh rames-konica.al
basha mesazh rames-konica.al

Ai i quajti ata përfaqësues të bandave dhe krimit të organizuar, sikurse edhe biznesmenë me kredenciale të dyshimta.

“Ky është një problem për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë, që duhet ndalur. Që të marrë fund, PD po kontribuon në dy drejtime: së pari përmes procesit të dekriminalizimit, e së dyti përmes propozimit tonë për vettingun e politikanëve. Së treti, edhe përmes vet reformës së partive politike, të politikës dhe reformës zgjedhore. Kjo e fundit duhet të synojë që partitë politike të shprehin dhe të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, deklaroi ndër të tjera Basha.

Tashmë, ai tha se po merret përvoja më e mirë në kontinentin europian, të seleksionimit të kandidaturave përpara se ato t’i dërgohen për vlerësim e gjykim anëtarësisë, që është përvoja e Britanisë së Madhe, ajo e konservatorëve britanikë të kryeministres Theresa May.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!