MENU
klinika

Detajet

Basha me banorët e Astirit: Projekti të anulohet!

30.11.2018 - 17:46

Banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë edhe pasditen e sotme në protestën e tyre në ditën e 27, të mbështetur edhe nga deputetë të opozitës si dhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD do mbështesë banorët dhe sipas tij zgjidhja është anulimi i projektit.

Deri më sot siç e keni bërë dhe ju të ditur tre fakte kanë dalë në dritë, korrupsion në prokurim, korrupsion në hartimin e projektit dhe korrupsion me mënyrën si është vepruar me pronën e qyetarëve, banorët. Kemi të bëjmë menjë aferë të madhe korruptive. Ditë pas dite si mediat dhe opozita kanë bërë të ditura këtë. Këtu po vidhen mijëra euro.

Janë paratë e qytetarëve që po vidhen. Ne jemi dhe do të jemi në krah të qytetarëve. Zgjidhja është anulimi i këtij projekti dhe dërgimi para drejtësisë i atyre që kanë shkelur ligjin. Nuk do ti lëmë vetëm qytetarët. Bashkia e Tiranës nga një anë është kthyer në lavatrice të pastrimit të parave të pista me leje ndërtimi dhe nga tjetër me shembull kampion i korrupsionit e me taksa të larta”– tha Basha.