MENU
klinika

Projekti i Unazës së Re

Basha: Rama sillet me shqiptarët si serbët me kosovarët

15.11.2018 - 21:52

Debati për projektin e Unazës së Re ka marrë mjaft jehonë, duke qenë se banorët janë në ditën e 12-të të protestës dhe refuzojunë të largohen nga shtëpitë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po sillen me shqiptarët njëlloj si serbët me kosovarët.

Basha deklaron se institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen.

Më tej ai thekson se projekti ka disa probleme serioze. Sipas tij, edhe nëse projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën.

basha-konica.al
basha-konica.al

Çfarë është Tirana? Unë kam qenë kryetar i bashkisë, në radhë të parë për mua janë njerëzit. E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit.

Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin t’u prishnin shtëpinë dhe t’u thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në Shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo është antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve.

Këta kanë shkuar në shtëpitë e mbi 1 mijë familjeje rreth 317 banesa. Ky është një produkt i pa një ligjshmërie barbare. Jo vetëm unë jo vetëm politikanët, por kjo është detyrë e çdo institucioni. Është fare e natyrshme që unë si kryetar i opozitës dhe politikanët e tjerë jemi aty për të kërkuar zbatimin e ligjit.

Mesa duket projekti ka disa probleme serioze. Janë dhënë 20 milionë euro për 1.9 kilometra në një segment të Unazës. Afera e tenderimit është korruptive, ku janë 3 kompani e 4-ta është futur si bedel, për të përmbushur anën formale të ligjit ku thotë se të treja lotet janë fituar pa garë.

E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve.

Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet t’i mbronin”, deklaroi Basha.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!