MENU
klinika

Video

Basha-Ramës: Mohon veten për të vjedhur 40 mln euro

26.11.2018 - 09:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, deklaratën e kryeministrit Rama në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të “Unazës së Re”.

“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama.

Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milionë euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten.

Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetem dy dite me parë.