MENU
klinika

Kriza politike

Dekretimi i Lleshit, Moisiu: Meta do thotë “Po”

11.11.2018 - 13:07

Ish-presidenti, Alfred Moisiu ka komentuar mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga presidenti i Republikës Ilir Meta si dhe kërkesën e dytë të Ramës që presidenti të reflektojë dhe dekretojë Lleshin.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, Moisu tha se  kësaj here mendon se presidenti Meta do t’i thotë “Po” Sandër Lleshit duke e dekretuar si ministër të Brendshëm.

Meta nuk dekreton ende Sandër Lleshin konica.al

“Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar. Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur sepse mesa duket procedurat kane pasur defektet e tyre siç duket dhe tani çdo gjë po shkon ne vendin e vet”-tha Alfred Moisiu nga Korça, aty ku po merr pjesë në  një aktivitet me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

I pyetur nëse presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, Moisiu u shpreh se presidenti i Republikës nuk është vetëm një noter.