MENU
klinika

Forcat Super Speciale

Dhuna ndaj efektives/ Rama hedh së shpejti një ligj në Kuvend

24.11.2018 - 16:37

Ditën e sotme teksa Policia E Shtetit ka bërë prezantimin e flotës së re të armatimit, të pranishëm ishin dhe Kryeministri Edi Rama si dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, të cilët komentuan edhe një herë protestën e zhvilluar para Kuvendit.

Rama i kujtoi sërish opozitës dhe protestuesve të Astirit se do të përballen me ligjin për hedhjen e kapsollave kundrejt punonjësve të policisë.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të flotës së makinave të reja të Policisë së Shtetit, e cila është pajisur me 134 automjete dhe 30 motorë të rinj.

Kreu i ekzekutivit dënoi dhunën ndaj efektivës Ina Nuku duke kujtuar që nëse nuk do të kishte reaguar në momentin e duhur sot do të ishte mes dëshmorëve të policisë.

rama-konica.al
rama-konica.al

“Humbi gishtat, sepse nuk ishte e trajnuar”, – u tha nga ata, të cilët kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për nxitjen e dhunës dhe për goditjen me lëndë plasëse, të cilën Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e dënon si krim të rëndë.

E kundërta është e vërtetë! Ajo vajzë, si dhe vajzat e djemtë e gjeneratës së saj në Policinë e Shtetit, jo vetëm që janë të arsimuar, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Ishte pikërisht gatishmëria e reagimit që i shpëtoi asaj jetën, sepse sot do të kishim, – lavdi Zotit, kjo nuk ndodhi! – një tjetër dëshmor dhe me sa di të parën dëshmore vajzë të Policisë së Shtetit.”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kërkoi opozitës që të mbështesë policinë dhe jo të rreshtohet përkrah dhunuesve të forcave të rendit.

“Ato duar që u ngritën kundër Ina Nukës dhe kolegëve të saj, na tregojnë se verbëria politike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme, jo vetëm mbi policinë, por mbi krejt shoqërinë. Izolimi i këtyre devijimeve të rrezikshme dhune kërkon jo vetëm reagim të vendosur të policisë, por edhe reflektim të gjerë shoqëror.”

Kryeministri gjithashtu lajmëroi që së shpejti në Parlament do të ketë një nismë të re për krijimin e njësisë Speciale në mbrojtje të rendit dhe kundër të fortëve ndërsa theksoi se po diskutohet edhe mundësia e krijimit të Xhandarmërisë.

“Kemi nevojë për një reagim intensiv të vazhdueshëm ndaj të fortëve.

Me shpejtësi do të çojmë në Parlament projektin e ri për krijimin e një force tjetër reagimi parandalues, një force të shpejtë reagimi parandalues, një force super speciale që do të merret në mënyrë të dedikuar me të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet dhe që kanë precedentë penalë, apo që kanë profile kriminale mbi të cilët duhet të ushtrohet përditë presioni parandalues i Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, duhet të çojmë përpara dhe të finalizojmë diskutimin për xhandarmërinë, për të marrë një vendim përfundimtar, pas shumë e shumë debatesh të bëra dhe në të shkuarën, nëse po, apo nëse jo dhe për të futur në një proces historik, siç është ky i kalimit nga një epokë shumë problematike në raport me sigurinë e me krimin, në një epokë kontrolli të plotë në fushën e sigurisë dhe zmbrapsje të plotë krimit nëpër skutat e veta, edhe një numër të konsiderueshëm efektivesh nga Policia Ushtarake.

Kjo është temë që meriton në debat shterues pa humbur kohë.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!