MENU
klinika

Detajet

Dibër dhe Mat, në pranga dy të kërkuar për vjedhje e drogë

15.11.2018 - 09:43

Në qarkun e Dibrës brenda 12 orëve të fundit janë arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në Mat, kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim, pjesëtar i një grupi që kryenin vjedhje automjetesh në Tiranë. Në Bulqizë, kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Gentjan Ahmetsulaj, 39 vjeç, banues në Burrel, Bashkia Mat, i dënuar disa herë për vjedhje dhe Jurgen Balliu, 23 vjeç, banues në fshatin Sopot, Bulqizë.

Njoftimi i Policisë:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit nr. 3 Tiranë, u bë e mundur që të kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim :

Gentjan Ahmetsulaj, 39 vjeç, banues në Burrel, Bashkia Mat, i dënuar disa herë për vjedhje. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të arrestuar para 2 javësh, funksiononin si grup duke kryer aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Tiranës, dhe më pas i sillnin në qytetin e Burrelit.

Si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë, u arrit të kapet dhe ndalohet shtetasi G.Ahmetsulaj, i cili iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

Në vijim të hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë se Komisariatit Mat, dy automjete tip ‘Benz Autoveturë’, të dyshuara të vjedhura në Tiranë.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i një punë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

Jurgen Balliu, 23 vjeç, banues në fshatin Sopot, Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet dhe 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike“ , e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!