MENU
klinika

Apeli i burrit për autoritetet

E paralizuara u hodh në Vjosë/ “Polumbarët të kërkojnë trupin”

04.11.2018 - 14:56

Që prej mbrëmjes së djeshme një grua 59-vjeçare nga fshati Ferras është shpallur e zhdukur.

Shtetasja në fjalë quhet Manushaqe Nexhipi, dhe është nënë e dy fëmijëve, e cila është e paralizuar dhe lëviz vetëm me ndihmën e karrocës dhe është larguar nga shtëpia ditën e premte rreth orës 19:00.

Sipas familjarëve, dyshohet se gruaja është hedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat.

Ka qenë bashkëshorti, Faslli Nexhipi, që ka njoftuar fillimisht Policinë, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i 59-vjeçares.

Kanë qenë banorët e fshatit, ata që e kanë kërkuar trupin e gruas së humbur përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa, por pa sukses.

gruaja hidhet nga ura ne vjose-fier-konica.al
gruaja hidhet nga ura ne vjose-fier-konica.al

Bashkëshorti i saj ka deklaruar se të shtunën në darkë, 59- vjeçarja ka dalë nga shtëpia pa dhënë asnjë arsye dhe pas kësaj nuk u kthye më në shtëpi.

Policia po punon në të njëjtën kohë edhe për zbardhjen e shkaqeve të këtij akti, ndërsa i shoqi ka thënë se dyshon që gruaja të jetë hedhur, pasi ishte mërzitur me jetën që bënte si e paralizuar në njërën pjesë të trupit.

Ai ka një apel për autoritet që të ndërhyjnë për gjetjen e trupit me anë të polumbarëve, pasi një kërkim i tillë nuk është kryer deri tani.

“Gruaja ka ikur nga shtëpia që prej së shtunës në darkë. Ka qenë ora rreth 19:00. Kam kontrolluar gjithandej për dy ditë dhe nuk kam gjetur asnjë shenjë të saj.

Nga kjo dyshoj se është hedhur në lumë. Por nuk e di se nuk kam qenë aty, se po të isha nuk do ta lejoja që të kryente një akt të tillë.”

Kur keni bërë denoncim në Polici dhe çfarë masash kanë marrë ata?

Pasi nuk arrita të gjej asnjë shenjë të gruas, iu drejtova Policisë. Ata erdhën që mbrëmë. Nisën kërkimet me varkë, por asgjë. Por polumbarët nuk kanë ardhur. Më thanë që çdo gjë është me urdhër dhe nuk kanë marrë urdhër për një gjë të tillë. Po me varkë nuk bënin dot asgjë. Një varkë e gjetëm ne vetë, ndërsa një tjetër e solli Policia Kufitare.

Po pse nuk kanë dhënë një urdhër të tillë? Ju dhanë shpjegim?

Nuk bënin asnjë veprim përveç kërkimit me varkë dhe prandaj mora deputetin e PD-së në telefon.

Ndërkohë më tej ai shpjegon dyshimet se përse mund të jetë hedhur në lumë.

gruaja hidhet nga ura ne vjose-fier-konica.al
gruaja hidhet nga ura ne vjose-fier-konica.al

“Po është e paralizuar dhe me ilaçe. Vetëvrasjen e ka tentuar dhe disa herë të tjera, por e kemi parandaluar një gjë të tillë. Përveç kësaj, një fëmijë na tha që ka dëgjuar një klithmë.

Unë vetë nuk isha në shtëpi, isha te vëllai për të marrë qumështin. Kur u ktheva pastaj për të pirë kafe me një shok, pashë që ishin mbledhur shumë njerëz dhe aty mora vesh se çfarë kishte ndodhur.”

Bashkëshorti i saj drejton dhe një apel kundrejt autoriteteve:

“Kërkoj vetëm që të ndërhyhet me polumbarë për të gjetur trupin. E kemi kërkuar vetë me varkë, por nuk kemi arritur ta gjejmë. Vetëm kaq kërkoj.”

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka vizituar familjen e 59-vjeçares Shaqe Nexhipi dhe u ka bërë apel autoriteteve që të dërgojnë polumbarë për gjetjen e trupit.

Baçi e cilëson të turpshme sjelljen e Policisë, ku pavarësisht faktit se në lumë ndodhet një grua e mbytur, në zonë ka shkuar vetëm një inspektor policie dhe askush tjetër.

gruaja hidhet nga ura ne vjose-fier-konica.al
gruaja hidhet nga ura ne vjose-fier-konica.al

“Nuk i ka shkuar në ndihmë policia dhe askush. Bashkëshorti ka më shumë se 24 orë që po kalon stres të paparë bashkë me të afërmit e tij.

Ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm inspektori i zonës, ndërkohë që shteti nuk ka bërë asnjë ndërhyrje. Gjithë ky shtet nuk ka polumbarë për t’i dërguar që trupi i nënës së dy fëmijëve të gjendet.

Shteti e ka detyrim që t’u vijë në ndihmë dhe t’i ndihmojë për t’i dhënë zgjidhje. Shteti nuk ekziston, askush nuk interesohet, banorët e zonës kërkojnë të vetëm.

I bëj thirrje Kryeministrit të bëjë detyrën, Policia e Fierit është inekzistente”, shprehet deputeti i PD-së.