MENU
klinika

Efikasitet i ulët

Formimi profesional, një në 14 punësohet

06.11.2018 - 15:36

Vetëm një ndër individë të trajnuar në Qendrat e Formimit Profesional arrin të punësohet. Referuar të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nga 140 mijë persona që kanë marrë një zanat në total për periudhën 2004-2017, janë punësuar vetëm 9968 prej tyre.

Duke analizuar të dhënat zyrtare, vihet re se numri maksimal i personave të punësuar në një vit pas një kursi trajnimi regjistrohet në rreth 1 mijë, që i përket edhe vitit të kaluar. Konkretisht, gjatë vitit 2017, nga 15.711 persona që janë certifikuar nga këto qendra, janë punësuar vetëm 1247 prej tyre. Pra, raporti ka rënë disi, në një të punësuar për afro 13 të trajnuar.

Duke bërë një krahasim ndër vite, nga viti 2004 dhe aktualisht, duket se numri mesatar  të punësuarve ka qenë rreth 700 persona në vit.

Viti që ka pasur numrin më të ulët të të punësuarve pas një kursi trajnimi, ka qenë viti 2013, me vetëm 222 persona, ndërkohë që numri i të trajnuarve ka qenë 8884 persona, e përkthyer në një raport 40 me 1.

Gjatë vitit 2018, për të tretin vit radhazi, fondi i vënë në dispozicion nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për nxitjen e punësimit është në masën e 490 milion lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN