MENU
klinika

Axhenda dixhitale

Gara për 80 milionë euro

13.11.2018 - 14:49

Bashkimi Europian ka akorduar 80 milionë euro për dixhitalizimin e vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është në garë me gjashtë vendet e rajonit për të përfituar financimin e projekteve në axhendën e dixhitalizimit.

Komisionerja europiane për Shoqërinë dhe Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel, vizitoi të martën Shqipërinë dhe së bashku me zëvendëskryeministren, Senida Mesi, zhvilluan një vizitë në mjediset e Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike, ADISA. Zëvendëskryeministrja Mesi tha se çështjet kryesore të diskutuara me komisioneren Gabriel ishin siguria kibernetike dhe aftësimi i publikut për teknologjitë dixhitale.

Komisionerja Gabriel tha se zhvillimi teknologjik dhe dixhitalizimi do të jenë faktorë shumë të rëndësishëm që të rinjtë të besojnë tek e ardhmja në Shqipëri dhe do të frenojnë largimin e tyre jashtë vendit.

Ajo theksoi edhe njëherë qëllimin që heqja e tarifave roaming të telefonisë celulare të shtrihet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, ende nuk ka detaje për etapat që do të ndiqen dhe afatet që do të kërkojë ky proces.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimi i teknologjisë së informacionit

Një qendër inovacioni për fëmijët

Nis epoka ekskluzive dixhitale

Fiket analogu në Tiranë dhe Durrës

Përplasje vendimesh AMA-AKEP

“Lëmshi” me transmetimet televizive