MENU
klinika

Deklarata

Gjonaj: Qeveria prioritet absolut luftën kundër korrupsionit

16.11.2018 - 15:46

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e pranishme në konferencën “Zhvillimi i Strategjive Antikorrupsion për epokën dixhitale-tendencat e fundit dhe praktikat më të mira nga OSBE”, mori vlerësime për procesin e derregullimit dhe përdorimin e inovacionit në shërbimet publike. Gjatë fjalës së saj ministrja Gjonaj konfirmoi prioritetin absolut të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

“Ne jemi duke zbatuar një reformë të thellë e gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila reflekton standardet e BE-së dhe po jep rezultate konkrete në përpjekjet tona për t’u dhënë qytetarëve një sistem gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe të paanshëm. Po përgatitemi për të ngritur institucione të posaçme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që përfshijnë gjykatat e posaçme si dhe strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK), e cila ka në përbërje Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit”, -është shprehur Gjonaj.


Gjonaj u shpreh se Qeveria e Shqipërisë e konsideron inovacionin dhe derregullimin e shërbimeve si një mjet substancial për të luftuar korrupsionin. Sipas saj, një shumëllojshmëri prej 575 shërbimesh publike, që më parë kanë qenë në dispozicion të qytetarëve vetëm me mjete tradicionale, tashmë janë të disponueshme edhe në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, të aksesueshëm nga telefoni celular, kompjuteri, kioska dixhitale etj.

“Miratimi i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin mbi Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Detyrimet Financiare të Personave të Zgjedhur dhe disa Zyrtarëve Publikë, Ligjin Anti-Mafia dhe Ligjin mbi Financimin e Partive Politike janë hapa vendimtarë në luftën kundër korrupsionit, të pranuara edhe nga raporti i fundit i GRECO-s, i cili është i lidhur ngushtë me sistemet inovative të komunikimit, për më shumë transparencë dhe bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar”, ka Gjonaj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!