MENU
klinika

Vetting-u

Gjyqtari i lartë Edmond Islamaj para KPA-së

12.11.2018 - 10:30

Këtë të hënë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka programuar zhvillimin e seancës dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, i cili është edhe vet i pranishëm.

Islamaj u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit ndaj tij.

Sipas komisionerit publik, te kriteri i pasurisë ka mospërputhje në hetimin administrativ që kreu KPK-ja, të cilin e ka quajtur hetim të paplotë.

Mangësitë e hetimit administrativ të kryer nga KPK-ja, Komisioneri Publik ka kërkuar që të riparohen në shkallën e dytë të vettingut.

Në kërkesën e apelimit përmenden mes të tjerash blerja e një trualli në Karpen, për të cilin ka dyshime se nuk është llogaritur siç duhet çmimi i referencës.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci