Pas përzgjedhjes së Presidentit Meta për kandidaturën e anëtares momentale të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushën, për postin e kryetares së re të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka reaguar deputeti i PS-së Taulant Balla.
Balla tha se me dekretin do të njihen ditën e enjte, pasi nuk është diskutuar ende nga grupi parlamentar socialist, ndërsa shtoi se PS e vlerëson figurën e Vitore Tushës. Deputeti socialist tha gjithashtu se për funksionimin e KLSH-së, do të ndiqen të gjitha procedurat.
“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisoni përkates do hezitoja të bëja cdo koment. Vlersojmë personalitetin e zonjes ne funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jete pet shkak te prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa as nxitim”, tha Balla.
Teksa u pyet për çështjen ‘Lleshi’, Balla tha se Kushtetuta është shumë e qartë. “Kjo çështje ka pas një zgjidhje që kur është propozuar nga kryeministri. Për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e presidentit sepse kushtetuta është shumë e qartë”, tha Balla.
Vitore Tusha është kandidatja e përzgjedhur edhe nga presidenti Meta, mes 34 pjesëmarrësve të tjerë në këtë garë.
Tusha është pretendente për të zëvendësuan Bujar Leskajn, të cilit në dhjetor të këtij viti i mbaron mandati. Leskaj deklaroi publikisht se nuk do të garonte më për këtë pozicion.