MENU
klinika

Tronditet Elbasani

I vendosin granatë në lokal, vrau bashkëmoshatarin

16.11.2018 - 09:53

Të tjera detaje janë zbuluar për pronarin e lokalit në Elbasan, Albert Alterziu, i cili u plagos rëndë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

32 vjeçari që u sulmua me granatë, në dhomën ku flinin ngjitur me lokalin, në pronësi të tij sipas burimeve zyrtare është person me precedentë penalë.

Në vitin 2000 i dënuar më herët për një vrasje që ka kryer kur ka qenë në moshë minorene. Ai ka vrarë bashkëmoshatarin e tij 15 vjeçar Elton Shuli, dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg.

Për shkak të moshës së tij të mitur ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer. Në vitin 2010 është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale dhe në 2011 në drejtim të lokalit tę tij është qëlluar me armë zjarri.

Rasti i fundit është cilësuar si atentat dhe pista ku po hetohet ngjarja është ajo e hakmarrjes. Fatmirësisht nipi i tij që ndodhej në të njënjtën dhomë ku u hodh granata që shpërtheu nuk ka pësuar dëmtime serioze. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen Partizani në Elbasan policia ka marrë në pyetje të gjithë familjaręt e 32 vjeçarit si dhe disa persona të tjerë që mund të hedhin dritë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të krimit.