MENU
klinika

Sanksionet

Jo celularë në shkolla/Urdhri i ri: Sekuestro nëse merren me vete

24.11.2018 - 09:46

Pas urdhrit të parë të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për mospërdorimin e celularëve në shkolla gjatë mësimit, vjen një tjetër pasues. Nikolla është detyruar të bëjë një udhëzim të ri edhe më të rreptë që vjen bashkë me sanksionet në rast shkeljeje nga nxënës e mësues.

Nëse i pari, ndalon përdorimin vetëm gjatë procesit mësimor, udhëzimi nr.34, datë 16.11.2018 i ndalon fëmijët edhe t’i marrin me vete ato (mësuesit jo). “Në mbështetje të nenit 102 të kushtetutës së republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të ligjit, 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, udhëzoj: në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit”.

nikolla dy-dekada-pa vedat kokonen-konica.al

Ata që shkelin urdhrin e ministrisë do të përballen me penalizime që nisin me masë disiplinore për nxënësit dhe sekuestrim të telefonit, i cili përfundon në Policinë e Shtetit. “Në rast të konstatimit të disponimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore sipas kuadrit ligjor në fuqi. Telefonat e sekuestruar depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Masat e marra ndaj nxënësit i njoftohen me shkrim prindit ose kujdestarit ligjor të nxënësit”, citohet në udhëzim.

MAS ngarkon me përgjegjësi drejtoritë e shkollave për zbatimin e urdhrit, duke nisur që me përfshirjen e kësaj të fundit në rregulloren e brendshme të shkollës, zhvillimin e takimeve me prindërit për këtë temë si dhe vendosjen e posterave të ndryshëm në ambientet e shkollës. Për zbatimin e nismës, mësuesi kujdestar do të duhet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me prindërit ku të bien dakord që fëmijët e tyre të mos kenë celulare me vete kur nisen në shkollë.

Pyetja e natyrshme që lind pas kësaj: si do të bëhet në raste emergjente?! Për këtë do të kujdeset drejtoria e shkollës. “Drejtoritë e institucioneve arsimore të marrin masa për të vënë në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikimin me prindërit e nxënësve dhe t’ia bëjnë me dije prindit në deklaratën e përbashkët”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!