MENU
klinika

Emri

Këngëtari i famshëm kandidat për bashkinë e Përmetit

10.11.2018 - 09:50

Klevis Bega, i njohur nga gjithë publiku si këngëtari Kastro Zizo ka menduar t’i futet politikës.

Para disa ditësh, me një shkrim në rrjete sociale deklaroi se do të kandidojë për kryetar bashkie me LSI-në në zgjedhjet lokale të qershorit të ardhshëm.

Për herë të parë, ai ka rrëfyer në ‘Zonë e Lirë’ se i ka rrënjët nga Përmeti dhe kandidaturën do e bëjë atje.

Pjesë nga biseda

Arian Çani: Ke bërë një status në Facebook Kastro ku thua se shumë shpejt do të jesh pjesë e kryesisë së bashkisë. Do kandidosh zgjedhjet që vijnë? Kastro e ke seriozisht?

Kastro Zizo: Jo nuk e kam gallatë. U bë shumë vite që e mendoj.

Arian Çani: Ti më ke thënë dua të bëhem kryeministër, e mban mend?

Kastro Zizo: U bë Edi Rama kryeministër, e unë po e po. Aq më tepër që jetojmë në realitetin shqiptar dhe jo vetëm unë bëhem kryeministër, por…

Arian Çani: Pse e ule stekën?

Kastro Zizo: Nëse disa gjëra do ishin ndryshe në jetën time ndoshta do isha kryeministër.

Arian Çani: Kur thua do kandidoj? Ku do të kandidosh?

Kastro Zizo: Rrënjët e mia i kam nga Frashëri i Përmetit dhe një katërvjeçar atje…

Arian Çani: I bie të lëshë muzikën?

Kastro Zizo: Jo, biles do filloj të bëj më shumë muzikë i frymëzuar nga lulet.

Arian Curri: Unë jam përmetar dhe do të votoj me çfarëdolloj partie që të kandidosh.

Kastro Zizo: Të gjithë e dinë që unë jam njeri me prirje të majta. Ka një paradoks Përmeti që është i kuq flakë dhe ka kryetarin të djathtë.

Arian Çani: Me LSI?

Kastro Zizo: Dhe të pavarurit janë shumë të varur. Unë nuk duhet të flas pa u konsultuar me Kryemadhin apo me kryesinë e LSI.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë